Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një në pesë femra, të pakënaqura me rezultatet e kirurgjisë plastike
English

Një në pesë femra, të pakënaqura me rezultatet e kirurgjisë plastike

Edhe në QSUT bëhen ndërhyrje plastike. Mjekët evidentojnë faktin se kirurgjia plastike ekziston prej tre dekadash në QSUT dhe tarifat janë më të ulëta se në klinikat private. lexoni më shumë... Tiranë, 23 tetor 2011 NOA/Arlinda Koçi - Katie Price ka zbuluar se është e pakënaqur me rezultatet e kirurgjisë plastike, të cilat kanë kushtuar 100.000 paund britanikë ose afro 18 milionë lekë të rinj dhe tani ka mbetur veçse e zhgënjyer me rezultatin. Studimi ka zbuluar se, një e pesta e pacientëve largohen nga tryeza e operacionit plastik, të pakënaqur nga rezultatet. Sipas studimit, rreth 20 për qind e operacioneve plastike rezultojnë të zhgënjejnë shpresat e krijuara më parë nga klientët. Shumë prej tyre janë detyruar t'i nënshtrohen një seri veprimesh të mëvonshme, më të shtrenjta, për të riparuar ose përmirësuar dëmin e shkaktuar nga disa mjek. Këtë muaj, shefi mjekësor, dr. Liam Donaldson ka bërë thirrje për një rishikim të klinikave private në të gjithë vendin, duke u shtyrë nga rreth 1.000 klinika private, të cilat aplikojnë procedura pune të shkujdesura. Shifrat e fundit kanë treguar se si britanikët më shumë se kurrë më parë, zgjedhin për të shkuar nën thikë për të përmirësuar pamjen e tyre. Rreth 100.000 operacione bëhen në klinika private për çdo vit. Shifrat janë publikuar nga forumi i pavarur, TreatmentAdviser.com, i cili ka intervistuar përvojat e kirurgjive kozmetike të 2.500 personave. Tre të katërtat e të gjithë pacientëve mendojnë se nuk kanë bërë studimin e mjaftueshëm rreth kirurgëve, aftësive dhe kualifikimit të tyre profesional, përpara se t’i nënshtrohen kirurgjisë. Efektet e kirurgjisë të dështuar mund të jenë shkatërruese si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Edhe në vendin tonë ka një shtim të njerëzve që priren drejt operacioneve plastike në përpjekje për të përmirësuar imazhin e tyre. Më së shumti kjo dukuri ka prekur njerëzit në botën e artit dhe televizionit, gazetarë, moderatorë, etj. Burime nga Qendra Spitalore Universitare e Tiranës pohojnë për agjencinë NOA se pjesa më e madhe e ndërhyrjeve të tilla bëhen në klinika private, ku sigurisht mjekët janë pjesë shumëvjeçare e QSUT. Edhe në QSUT bëhen ndërhyrje plastike. Mjekët evidentojnë faktin se kirurgjia plastike ekziston prej tre dekadash në QSUT dhe tarifat janë më të ulëta se në klinikat private. Por duke qenë se të tilla ndërhyrje janë shumë sensitive dhe spitalet shtetërore me nam më së paku të keq, njerëzit preferojnë t’i bëjnë ndërhyrjet në klinika private në vend, por edhe jashtë tij si në Itali, Greqi, Turqi, etj. Mjekët tregojnë se më së shumti bëhen ndërhyrje kirurgjikale për përmirësim pamjeje të jashtme në fytyrë dhe në trup. Duke paguar rreth 30 – 35 mijë lekë të rinj bëhet një ndërhyrje kirurgjikale plastike në hundë por ky çmim mund të rritet dyfish në raste specifike. Një tarifë e ngjashme është dhe për përmirësim të veshëve dhe për fryrje të buzëve. Nga 50 mijë deri në 150 mijë lekë paguhen për të bërë tërheqje të fytyrës shoqëruar me ndërhyrje plastike përmirësuese në fytyrë. Të atilla ndërhyrje bëhen pa dallim femra dhe meshkuj por dominon seksi femër që ka më shumë për zemër të ndryshojë imazhin e saj. Në trup operacionet plastike bëhen kryesisht nga femrat duke bërë rritje të masës së gjoksit, në disa raste edhe tre herë mbi masën e tyre ekzistuese. Por sikundër tregojnë mjekët në QSUT, shpesh pacientët nuk janë të kënaqur me ndërhyrjet që bëhen. Ata shprehen se prisnin një ndryshim pozitiv por janë përballur në fazën e parë me dhimbje të shumta, izolim nga njerëzit për të paktën një muaj dhe ndjekje nga mjeku me premtime për imazh të ri të bukur dhe në fazën e dytë që zgjat me muaj e shpesh me vite, janë shoqëruar nga zhgënjimi në pritje të përmirësimit të imazhit ashtu siç e kishin ideuar dhe u ishte premtuar nga mjekët. a.k/NOA

KOMENTE