English

Rrëfehet Sanad al-Ureibi: Si e vrava Muamer Gedafin

Tripoli, 23 Tetor 2011 - “Unë e vrava Muamer Gedafin”. Kështu nis video e publikuar në "Youtube" ku shfaqet 22 vjecari Sanad al-Sadek al-Ureibi, i cili thotë se ai është personi që kapi kolonelin dhe e goditi me 2 plumba në kokë duke i marrë jetën. "I kam shkrepur dy plumba, por ai nuk ndërroi jetë menjeherë. Pas gjysëm ore ai dha shpirt", tregon al-Ureibi në videon amatore. 22-vjecari kishte braktisur brigadën e tij në Bengazi për të luftuar në Misrata, brigadat e të cilëve ishin nisur të enjten në mëngjes për të cliruar Sirtën. Një unazë ari dhe një xhaketë, të cilat mendohen se i takonin Gadafit tregohen në kamera nga Al-Ureibi. Në unazë duket emri i shkruar i gruas së ish-diktatorit, Safije, si dhe viti i martesës së tyre 1970. 22 vjeçari thotë në video se Gadafi u kap në një rrugë dhe se ishte i shoqëruar me disa femijë dhe vajza. "Ai mbante një kapele dhe ne e njohëm nga flokët dhe më pas kuptuam se ishte ai", tregon al-Ureibi. “E neutralizova duke i`a marrë pistoletën dhe e kapa me pas prej duarve. E godita me shuplake, dhe ai mu përgjigj se unë jam djali i tij. Atëherë e kapa nga flokët dhe e shtriva përtokë", përshkruan ngjarjen kryengritësi i ri. “Ndodhi një zënkë me bashkëluftëtarët tanë nga Misrata, për arsye se ata dëshironin që Gadafi të qëndronte atje”, thote al-Ureibi “por në këtë moment unë e godita me dy plumba në kokë dhe i mora nga dora edhe pistoletën e artë.” Edhe pse ende nuk është e qartë nëse bëhet vërtetë fjalë për vrasësin e Gedafit apo është thjeshtë një nga videot e shumta që mund të publikohen në këtë pikë të ngjarjes, e gjithë deklarata e 22 vjecarit hedh poshtë fjalët e kryeministrit Libian, Mahmud Xhibril i cili deklaroi zyrtarisht se Gedafi mbeti i vrare nga luftimet. Sakaq, udhëheqësit e rinj të Libisë, pritet që sot të deklarojnë fundin e luftës civile 8 muajshe, dhe ta shpallin vendin e tyre të çliruar nga regjimi i diktatorit Muamer Gadafi. Mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në ceremoninë e sotme që do ta zhvillojë Këshilli Kombtar Tranzitor, në qytetin lindor Bengazi. Deklarimi i çlirimit vjen tri ditë pas vrasjes së Gadafit, dhe më shumë se dy muaj pas marrjes nën kontroll të Tripolit, nga forcat anti-Gadafit. Raportet thonë ndërkohë, se asnjë marrëveshje nuk është arritur ende se çfarë do të bëhet me kufomën e Gadafit.

KOMENTE
  • Mariglen Topi17:21 - 23 Tetor 2011
    po lene me se ca thote ai zagari,ate se vrau dot ushtria ejo me ta vriste ky adoleshenti