Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet kremi më i ri antiplakjes, me përbërës guri të çmuar
English

Zbulohet kremi më i ri antiplakjes, me përbërës guri të çmuar

Tiranë, 23 tetor 2011 NOA/Arlinda Koçi - Femrat, prej kohësh janë njohur si adhuruese të zjarrta të diamantit. Shkencëtarët kanë zbuluar se, diamanti mund të japë rezultate të imagjinuara më parë, zhdukjen e shfaqjes së rrudhave. Kremi i ri antiplakjes, përmban pjesëza të vogla të gurit të çmuar dhe është kërkuar nga disa miliona gra, në Britaninë e Madhe, muajin e kaluar. Kremi ditor “Judith Williams Luxury Diamond” është shitur nga kanali i blerjeve QVC, në vetëm një ditë dhe ka një listë pritjeje nga një milion femra të tjera të interesuara. Kremi, i krijuar nga prezantuesja gjermane dhe këngëtarja e operës, Judith Williams, përmban grimca të vërteta diamanti, të cilat pretendohet se i japin lëkurës një shkëlqim të menjëhershëm, pra efekt në çast. Një test i kremit, i cili kushton 29.50 paund britanikë ose rreth 4 mijë lekë të rinj në masën 50ml, bën që thellësia e rrudhave të reduktohet deri në 30 për qind, nëse përdoret çdo ditë për gjatë një muaji. Znj. Williams tha se ajo kishte vendosur të punonte me diamante, pasi preferonte të krijonte kremra, ku shkenca kozmetike kombinohet me përbërës të pastër nga natyra. Edhe pse diamanti dihet se nuk është i lirë, ajo ka shtuar: “Është e rëndësishme për mua që kremrat të jenë të përballueshëm në tarifat e blerjes. Shumë linja të tjera të kujdesit ndaj lëkurës janë tepër të shtrenjta, por për mua e rëndësishme është që përmbajtja të jetë me vlerë.” a.k/NOA

KOMENTE