Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Java e vizitorëve, policia hap dyert për qytetarët
English

Java e vizitorëve, policia hap dyert për qytetarët

Tiranë, 24 tetor 2011, NOA - Për një javë policia e shtetit do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë qytetarët. Kjo vjen për shkak të zbatimit të "Policimit në Komunitet", me qëllim afrimin gjithnjë e më tepër të policisë me publikun. Kështu nga data 24 deri më datë 28 tetor, organizuar "Javën e Vizitorëve të Policisë" në të gjitha strukturat policore, bazuar në vizionin e Policisë "Së bashku për një komunitet të sigurtë". Janë programuar vizita të nxënësve të shkollave të ndryshme apo qytetarëve në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, si dhe strukturave vendore të policisë. Gjatë ditë së hënë, nxënës të shkollës 9 vjeçare "Ali Demi" dhe të shkollës së mesme "Ismail Qemali" vizituan ambientet e brendshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë vizitës së tyre nxënësit patën mundësi të takonin dhe Zv/Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për Sigurinë Publike, Muhamet Rrumbullaku, i cili duke shprehur kënaqësinë për praninë e fëmijëve në ambientet e strukturave të policisë, u shpjegoi atyre mënyrën e funksionit të Policisë së Shtetit, duke e vënë theksin në faktin se Policia e Shtetit është një institucion i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve. Më pas nxënësit e pranishëm patën mundësi të shikonin ambientet e brendshme të Policisë së Shtetit, si dhe zhvilluan takime me Drejtues të tjerë të lartë të Policisë si: Drejtorin e Sigurisë Publike, Drejtorin Kundër Krimit Financiar, Drejtorin e Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar, si dhe me specialistë nga fusha të ndryshme të qarkullimit rrugor, të policisë kufitare etj, dhe me personelin e sallës operative. a.q/NOA

KOMENTE