Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një gjetje e mençur edhe për Kartën e Adriatikut
English

Një gjetje e mençur edhe për Kartën e Adriatikut

Nga Leonard Demi Në këtë shkrim dëshiroj të trajtoj konceptin “smart defense”, të cilin Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, e ka kumtuar këtë vjeshtë në disa takime të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe të falënderoj Kol. Thimi Hudhri, Kol. Foto Duro dhe gjeneral Arian Zaimin për ndihmën që më dhanë për këtë shtjellim. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, kur shpjegon konceptin ‘smart defense’, thotë (citoj): “Unë e di që në periudhën e shtrëngesave nuk mund të shpenzojmë më shumë, por nuk mund të shpenzojmë as më pak. Përgjigjja është të shpenzojmë më mirë dhe me paratë që shpenzojmë të marrim më të mirën. Të ndihmojmë vendet të ruajnë kapacitetet dhe të sigurojnë të reja. Kjo do të thotë se ne duhet të përcaktojmë prioritetet, të specializohemi dhe të kërkojmë zgjidhje shumëkombëshe. Këto, së bashku, unë i quaj ‘smart defense’.” Duke e vështruar nga pikëpamja e vendit tonë, si dhe nga një pikëpamje më e gjerë, nga ajo e vendeve të Kartës së Adriatikut, ky koncept nuk është i vlefshëm vetëm për NATO-n si një organizatë e mbrojtjes kolektive, apo vetëm për vendet e mëdha të Aleancës. Ai është i vlefshëm edhe për ne, vendet e vogla të Ballkanit Perëndimor dhe na fton të përcaktojmë nevojat, që mund t’i zgjidhim së bashku. Në këto sfida na duhet të tejkalojmë pengesa, të cilat u përkasin politikave apo qëndrimeve tradicionale ballkanase, që herë pas here ngrenë krye në të gjithë rajonin. Sot, në epokën e integrimit euroatlantik, jemi të ftuar të zbatojmë bashkërisht politika të reja, të shekullit njëzetenjë, të bazuara në Konceptin Strategjik të NATO-s miratuar në samitin e Lisbonës dhe që kanë të bëjnë me mbrojtjen kolektive, menaxhimin e krizave dhe sigurinë bashkëpunuese. Kësisoj, në fushën e mbrojtjes dhe të bashkëpunimit ushtarak, sipas konceptit ‘smart defense’, prioritetet tona janë: i. kapacitetet për të cilat kemi më shumë nevojë; ii. të specializohemi për atë që mund ta bëjmë më mirë; iii. të gjejmë zgjidhje rajonale për problemet e përbashkëta. Të gjitha vendet tona kanë apo do të kenë shtrëngesa buxhetore, ku nuk mund të mënjanohen shtrëngesat në buxhetin e mbrojtjes. Prandaj, lind nevoja për zgjidhje të reja. D.m.th., si të sigurojmë më shumë kapacitete me më pak shpenzime? Kjo është pyetja, që kërkon një përgjigje të mençur. Vendet e vogla, si vendet e Kartës së Adriatikut, nuk mund t’i sigurojnë vetë të gjitha kapacitetet e kërkuara. Prandaj, ne, anëtarët e Kartës së Adriatikut, po të shmangim dhe të lemë mënjanë disa dukuri historike rajonale kundërproduktive, do të tregoheshim vizionarë, fleksibël dhe pragmatistë që, nëpërmjet politikave integruese euroatlantike, të sigurojmë në nivel rajonal ato kapacitete që nuk mund t’i sigurojmë në nivel kombëtar. Përvojë suksesi kemi, sigurisht, bashkëpunimin e vendeve baltike, por edhe disa elementë bashkëpunimi në kuadër të Kartës së Adriatikut 3. Bashkëpunimi sipas konceptit ‘smart defense’, në radhë të parë, kërkon mbështetje politike në nivel parlamentar dhe qeveritar. Zbatimi i këtij koncepti kërkon rregullime të reja ligjore nga të gjitha vendet e rajonit, d.m.th., anëtarë të NATO-s apo aspirantë për anëtarë si në NATO, ashtu dhe në BE. Ndryshimet e reja duhet të reflektohen në strategjinë e sigurisë kombëtare dhe në strategjinë ushtarake të vendeve tona. Siguria dhe mbrojtja e secilit nga vendet tona nuk është më çështje e vendeve të izoluara, por po kthehet dita-ditës në mbrojtje kolektive. Ne kemi sfida të përbashkëta, përballemi me rreziqe dhe kërcënime rajonale e ndërkombëtare, të cilat menaxhohen shumë më mirë me politika, kapacitete dhe zgjidhje rajonale. Koncepti ‘smart defense’ mund të shtrihet në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me sigurinë, sepse siguria dhe mbrojtja janë çështje të lidhura me njëra-tjetrën, por këtu, do të përqendrohem në forcat e armatosura. Për të qenë sa më praktikë, po përpiqem të sjell disa nga drejtimet prioritare ku mund të bashkëpunojmë sipas primit ‘smart defense’. Kështu, mendoj se kemi mundësi të bashkëpunojmë: 1. Në nivel kombëtar. Në përpjekjet tona për modernizimin e kapaciteteve kombëtare duhet të mënjanojmë dublime ndërmjet forcave të armatosura, policisë, shërbimeve inteligjente, njësive të kontrollit kufitar, shërbimeve doganore apo në ndonjë institucion tjetër. Nuk mund të kemi çdo gjë dhe kudo. Kemi nevojë të kënaqim prioritetet dhe, sipas ‘smart defense’, duhet të këndellim prioritetet e prioriteteve. Ende vihen re dublime të kapaciteteve në të tri llojet e forcave: tokësore, ajrore dhe detare. Ne nuk kemi mundësi të përballojmë të njëjtat kapacitete në institucione të ndryshme të vendit. Me qëllim që të sigurojmë kapacitetet e nevojshme për sigurinë dhe mbrojtjen, si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria po rishikon strategjinë e vet të sigurisë dhe të mbrojtjes. Gjithashtu, po punojmë për të hartuar strategjinë e re të sigurisë dhe të mbrojtjes, e cila do të përmbajë elementë të konceptit ‘smart defense’. 2. Në sigurimin e kapaciteteve më kritike, duke eliminuar kapacitetet e tepërta dhe që përdoren rrallë. Koncepti i përdorimit është testi kryesor për forcat e ardhme. Ne nuk mund të zhvillojmë dhe të mirëmbajmë njësi ushtarake, të cilat i përkasin të kaluarës dhe nuk u rezistojnë situatave të sotme apo situatave të pritshme të sigurisë. 3. Në nivel rajonal. Ne kemi shansin të tregohemi vizionarë: të bashkëpunojmë më ngushtë kur veprojmë bashkë, si dhe të sigurojmë kapacitete të përbashkëta, të cilat nevojiten për të përballuar rreziqet dhe kërcënimet rajonale. Në situata kritike për sigurinë, asnjë vend në rajon nuk ka mundësi të zhvillojë apo të ketë kapacitetet e nevojshme që t’i bëjë ballë i vetëm të gjithë spektrit të kërcënimeve të sotshme apo të së nesërmes. Kur është e nevojshme dhe produktive, ‘rajonalizimi’ i disa kapaciteteve mbrojtëse, bazuar në standardet e NATO-s, do të ishte një zgjedhje e mençur, e cila meriton të merret në konsideratë nga të gjitha vendet e Kartës së Adriatikut. 4. Në zhvillimin e kapaciteteve të Procesit të Planifikimit të Mbrojtjes si në kuadër të NATO-s, ashtu dhe në nivel kombëtar (NDPP). Kjo veprimtari ka të bëjë me zbatimin e Objektivave të Forcës ose të Objektivave të Partneritetit të vendeve të rajonit, të cilat përbëjnë një fushë të rëndësishme bashkëpunimi. NATO, sot, ndodhet në një fazë tranzicioni të Procesit të Ri të Planifikimit të Mbrojtjes dhe ne mund të përfitojmë nga kjo periudhë për të zhvilluar kapacitetet e nevojshme në kuadër të Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut apo të kontributeve që japim jashtë Nenit 5 të këtij Traktati. Për të siguruar më shumë, duke shpenzuar më pak, mund të hartojmë një kuadër rajonal për zhvillimin e objektivave specifikë të forcës apo të partneritetit. Zhvillimi i koncepteve “Single set of forces”, për strukturën e forcës së NATO-s, grupet e luftimit të BE “EU battle groups” dhe “UN pool of forces” do të jetë një përpjekje racionale e të gjithë anëtarëve të Kartës së Adriatikut në kuadër të ‘smart defense’. Ne nuk mund të përballojmë përgatitjen e forcave apo sigurimin e kapaciteteve specifike për secilën nga tri organizatat e mësipërme ndërkombëtare, aq më tepër kur të gjitha forcat e përcaktuara për operacione ndërkombëtare duhet të jenë të gatshme të marrin pjesë në operacionet kombëtare në çdo kohë. 5. Në operacionet e drejtuara nga NATO, BE, OKB apo në operacione koalicioni. Të shkojmë bashkë në operacione ndërkombëtare, kushton më lirë sesa kur shkojmë vetëm dhe kjo është një fushë bashkëpunimi me interes për të gjithë ne. Përvoja e njësisë mjekësore në kuadër të Kartës së Adriatikut (A3) dhe e operacioneve policore (POMLT) në rastin e ISAF-it, mendoj se janë shembuj mjaft të mirë që mund t’i zgjerojmë. 6. Në zhvillimin e kapaciteteve niche të specializuara. Të gjitha vendet tona kanë njësi tradicionale dhe specialitete për të cilat NATO ka nevojë me të vërtetë. Ajo që NATO dhe BE kërkojnë nga ne sot, nuk janë batalionet e mekanizuara apo të motorizuara, por pajisje e municione plasëse (EOD), masa e mjete kundër pajisjeve plasëse të improvizuara (C-IED), polici ushtarake (MP), ekipe monitoruese operacionale (OMLT), ekipe policore për monitorim operacional (POMLT), bashkëpunim civil-ushtarak (CIMIC), ekipe rindërtimi në rang njësie lokale (PRT), si dhe kapacitete të tjera të specializuara, të cilat sigurohen më mirë nga vendet e vogla. 7. Në rastin e emergjencave civile. Emergjencat civile duhet të jenë fusha kryesore e bashkëpunimit dhe zhvillimit të kapaciteteve të përbashkëta. Dhjetorin e kaluar, Shqipëria pati përmbytje serioze në zonën e Shkodrës dhe shumë vende nga rajoni na ndihmuan, të cilëve u jemi shumë mirënjohës që na u ndodhën në vështirësi. Ne jemi të vendosur të bëjmë të njëjtën gjë dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë në raste fatkeqësish të këtij lloji. 8. Në bashkëpunimin sipas konceptit ‘sharing and pooling’ në nivel rajonal, kur është e mundur. Sharing and pooling mund të jetë një rrugë më e përshtatshme për të zhvilluar kapacitetet që kapërcejnë mundësitë e vendeve tona, siç është sistemi i menaxhimit të hapësirës ajrore rajonale. Po kështu, vendet tona nuk janë në gjendje të zhvillojnë transport strategjik, kapacitete inteligjente, apo kapacitete të tjera të kushtueshme, por ne mund të punojmë me programe alternative të bazuara në nivel kombëtar, rajonal apo kolektiv. 9. Në arsimim dhe stërvitje. Përqendrimi dhe bashkëfrekuentimi i institucioneve kombëtare të arsimit dhe trajnimit, kur është i nevojshëm, është një mënyrë mjaft efikase për të sjellë më pranë forcat tona të armatosura, si dhe për të kursyer shpenzime të konsiderueshme. Përpjekjet e bëra në këtë drejtim janë për t’u përshëndetur, por një nxitje e re sipas konceptit ‘smart defense’ do të ishte një projekt, që mund të mbështetej nga të gjitha vendet e Kartës së Adriatikut. Pooling and sharing mund të zgjerohet me qendrat rajonale të ekselencës apo me poligone trajnimi dhe stërvitjeje të vendeve të rajonit. Aktualisht, ne po punojmë të përfundojmë qendrën e trajnimit në Bizë, e cila mund të përdoret nga të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë, siç është edhe rasti i qendrës së trajnimit në Krivollak, Maqedoni. Ne vlerësojmë shumë kapacitetet e siguruara nga vendet e tjera të rajonit për këtë qëllim dhe mendoj se kjo është një fushë e rëndësishme për t’u marrë në konsideratë nga ekspertët e vendeve tona. 10. Së fundmi, por jo pika e fundit, ‘smart defense’ nuk mund të jetë plotësisht e suksesshme pa përpjekje në fushën e kërkimit dhe të zhvillimit. Nuk mund të gjejmë zgjidhje të mençura pa mbështetjen e institucioneve kërkimore të mbrojtjes. Zgjidhjet e mençura kërkojnë njerëz të mençur dhe institucione mbrojtjeje të afta, të bazuara në njohuri dhe praktika novatore. Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë po përdor të gjithë potencialin e vet intelektual për të gjetur zgjidhje sipas konceptit ‘smart defense’ si në nivel kombëtar, ashtu edhe për axhendat e sigurisë ndërkombëtare. Edhe pse bashkëpunimi në fushën e kërkimit dhe të zhvillimit është një drejtim i ri në kuadrin e bashkëpunimit rajonal, por, besoj, se do të japë rezultate. Gazeta “Panorama”

KOMENTE