Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Polica e Kosovës mbron barrikadën mbi Ibër
English

Polica e Kosovës mbron barrikadën mbi Ibër

Mitrovicë, 24 tetor 2011, NOA – Policia e Kosovës arrestoi sot rreth orës 14.00 pronarin e një kompanie private i cili tentoi të hiqte me eskavatorin e tij barrikadën mbi urën e lumit Ibër. Ngjarja sikundër bën me dije Kosovapress ka nxitur kureshtjen e qytetarëve, të cilët janë tubuar pranë urës, ku u shtuan edhe forcat e KFOR-it. Por policia e KFOR-it deri më tani nuk kanë arrestuar asnjë nga ekstremistët serbë që kanë vendosur barrikadat në rrugët që të çojnë përdrejt dy vendkalimeve kufitare të Jarinjes dhe Bërnjakës. Policia nuk ka reaguar edhe më herët kur 11 persona me uniforma të ushtrisë ruse, kanë mbërritur me tre automjete në urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë, dhe janë ndalur tek permendorja që ndodhet në cepin verior të kësaj ure. Ata janë lutur aty dhe kanë kënduar, për Kosovën, ndërkohë që shoqëroheshin edhe nga një prift. Më herët zëdhënësi i EULEX-it, Kai Mueller-Berner deklaroi për gazetë serbe Blic se më e mira është që barrikadat t’i heqin ata që i kanë ngritur, pra serbët lokalë. EULEX inkurajoi të gjithë qytetarët që të respektojnë sundimin e ligjit. Mueller-Berner tha se EULEX-i do të respektojë zbatimin e implementimit të marrëveshjeve në Bruksel, pra instalimin e një sistemi unik doganor, i referohet gazetës e përditshmja Telegraf. “EULEX-i, bashkë me KFOR-in, punon në vendosjen e lirisë së qarkullimit në veriun e Kosovës. Barrikadat nuk kanë kurrfarë kuptimi. Ato ua kufizojnë të gjithëve lirinë e qarkullimit”, tha Kai Mueller-Berner. Kosovapress/NOA

KOMENTE