English

Barça kërkon ekzkluzivitetin tek Topi i Artë

Topi i Artë duket se edhe këtë vit do të jetë pronë e Barcelonës. Kandidaturat e Kampioneve në fuqi të Evropës edhe këtë vit dominojnë duke rreshtuar 9 lojtarë që synojnë fitimin e trofeut prestigjioz.

Në sezonin e kaluar Mesi, Ksavi dhe Injesta ishin në garë në tërë vendet e para dhe e njëjta situatë mendohet të përsëritet edhe në këtë vit duke parë 9 lojtarët e përzgjedhur katalanas mes 50 kandidaturave të vitit 2011.

E përditshmja spanjolle Edmundo Deportivo ka zbuluar disa prej emrave që do të konkurojnë për trofeun që jepet nga FIFA tashmë në bashkëpunim edhe me France Futboll, raporton Tv Klan. Mes të kuotuarëve të pritshëm: Mesi, Ksavi e Injesta protagonist të padiskutueshëm të edicionit të kaluar përkrah tyre renditen edhe emrat e e tjerë të kampionëve të Europës: Pike, Pujol, Fabregas, David Vila, Dani Alvezh dhe Erik Abidal.

Si në cdo sezon, kërcënimi për të rrëmbyer këtë trofe vjen nga rivalët e Realit të Madrit të cilët konfirmojnë 5 kandidatura: K. Ronaldo , Casilian, Xabi Alonso ,Ozil dhe Kedira. Midis ekipeve përfaqësuese është Spanja ajo që udhëheq me 9 kandidatura e ndjekur nga Gjermania me 7 ( Shajtjajger , Lahm , Gomez, Tomas Myler , Klose dhe dy lojtarët madrilènë Ozil e Gedira).

Në listën prej 50 lojtarësh jo ende e pa zyrtarizuar evidentohet vetëm një përfaqësues nga Italia dhe ai është golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, por edhe i momentit sulmuesi i Udinezes, Antonio Di Natale.

Ndërkohë përsa i përket trajnerëve Masimiliano Alegri i Milanit është përfaqësuesi i kampionatit Italian, ndërsa strategu i kampioneve të Evropës, Peb Guardiola, sipas të gjitha parashikimeve nuk do të ketë rivale për t’u shpallur trajneri më i mirë i vitit.

Lista përfundimtare e reduktuar në vetëm 23 të përzgjedhur do të publikohet më 1 nëntor, ndërsa më 5 dhjetor do të zyrtarizohen edhe 3 kandidaturat kryesore dhe fituesi i Topit të Artë do të shpallet më 9 janar të 2012-ës në Zyrih ëe mbrëmjen tradicionale Gala që organizohet nga FIFA.

KOMENTE