Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thirrja: Emergjente reforma zgjedhore
English

Thirrja: Emergjente reforma zgjedhore

Tiranë, 25 tetor 2011, NOA- Apelet ndaj politikës shqiptare nga faktori ndërkombëtar nuk kanë të sosur, këtë herë vjen ai për “mollën e sherrit” nga e cila së fundmi ka buruar çdo konflikt politik, reforma zgjedhore dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në një konferencë për shtyp delegacioni i përbashkët i Komisionit të Venecias dhe OSBE-ODIHR raportuan rekomandimet e tyre pas takimeve që ata kryen me aktorët kryesorë të politikës shqiptare. Në fjalën e tyre ata theksuan rëndësinë dhe nevojën e kryerjes të reformës zgjedhore duke i bërë thirrje politikës shqiptare që Komisioni Parlamentar të nisë sa më parë punën për reformën zgjedhore, e cila sipas rekomandimeve te tyre duhet të nisë nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sekretari i Komisionit të Venecias Thomas Market nënvizoi se ndërkombëtarët do të ofrojnë kontributin e tyre nëpërmjet rekomandimeve, por theksoi se ata nuk punojnë me partitë politike, por me trupat zyrtare duke ju referuar Komisionit Parlamentar. “Jemi këtu për të kontribuar në reformën zgjedhore në Shqipëri. Tani duhet parë vetëm përpara. Në datat 16 – 17 dhjetor do të japim opinionin tonë, por disa përfundime janë gati tani. Së pari: të nisë puna dhe ngritja e një Komisioni Parlamentar për reformën zgjedhore. Jemi optimistë që gjithçka do të funksionojë. Nënvizoj se, puna duhet të nisë shpejt sepse keni një numër të madh rekomandimesh. Kuvendi tani duhet të fillojë të punojë mbi opinionin. Së dyti: Ne jemi gati të punojmë me komisionin Parlamentar. Por, ne nuk punojmë me partitë politike. Jemi të gatshëm të ofrojmë këshilla dhe ekspertizën e duhur, jemi këtu të kontribuojmë për reformën zgjedhore të Shqipërisë. Nuk duhet të shohim pas, por para”, deklaroi Market. Ndërkaq lidhur me diferencën mes rekomandimeve të delegacionit të përbashkët të Komisionit të Venecias, OSBE- ODIHR, dhe opinionit të përbashkët që do dalë në mes të dhjetorit për përmirësimet që mund ti bëhen legjislacionit elektoral dhe praktikave zgjedhore në Shqipëri ai u shpreh se, “Nuk ka ndonjë dallim mes opinionit dhe rekomandimeve, ai do përmbajë rekomandime dhe unë nuk e di mirë cilat janë këto pyetje. Por, besoj disa çështje që janë diskutuar do të reflektohen në opinion sidomos çështjet pas zgjedhjeve lokale dhe Parlamentare. Reforma shkon larg, rekomandimet e OSBE-ODIHR kanë adresuar çështjet që duhen adresuar dhe nëse i zbatoni atëherë do bëni progres, ndaj mendoj se detyra kryesore është ti qartësojmë këto rekomandime dhe të gjejmë mënyrat e duhura për ti zbatuar ato”. Ndërkaq përfaqësuesi i OSBE-ODIHR u shpreh se vizita e përbashkët tregon gatishmërinë e tyre për të ndihmuar komisionin parlamentar në zbatimin e reformave. “Kemi qenë në Shqipëri edhe muajin e kaluar. Kjo vizitë e përbashkët me Komisionin e Venecias tregon që OSBE-ODIHR është i gatshëm për të ndihmuar Komisionin Parlamentar për të zbatuar rekomandimet për reformën zgjedhore”, theksoi përfaqësuesi i OSBE/ODIHR. Komisioni i Venecias mbërriti dje në Tiranë për të rekomanduar forcat politike për rindërtimin e legjislacionit të ri zgjedhor, ndërsa Sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert i shoqëruar nga një ekip nga delegacioni i OSBE-së dhe ODIHR-i zhvilloi dje takime të nivelit të lartë me krerët e forcave politike dhe institucioneve shtetërore, Kryeministrin Sali Berisha, kreun e PS-së Edi Rama, kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto. Ndërkaq deklarata e Komisionit të Venecias dhe OSBE-ODHIR u lëshua një ditë pas takimeve me autoritetet e larta të vendit ku dhe u njohën me qëndrimin e tyre rreth përmirësimit të legjislacionit zgjedhor shqiptar. a.y/NOA

Në foto: Sekretari i Komisionit të Venecias Thomas Market

KOMENTE