Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Buxheti i vitit 2012, Berisha: Zërat kryesorë, rritja e rrogave dhe dixhitalizimi
English

Buxheti i vitit 2012, Berisha: Zërat kryesorë, rritja e rrogave dhe dixhitalizimi

Tiranë, 26 tetor 2011, NOA – Buxheti i vitit 2012, me zërin kryesor të tij rritjen e rrogave dhe pensioneve si investim mbi investimet, ishte kryefjala e kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë. Shefi i ekzekutivit deklaroi se ky buxhet, më i madhi në historinë e vendit, do të përqendrohet mbi të gjitha, në realizimin e objektivave dhe të premtimeve kryesore të mazhorancës, si rritja e rrogave dhe pensioneve, realizimi i projektit të Shqipërisë dixhitale dhe ndërtimi i infrastrukturës më moderne të vendit. “Edhe në këtë buxhet, destinacioni kryesor i tij do të jenë së pari rrogat dhe pensionet. Pavarësisht, nga një krizë e egër borxhesh që ka pllakosur Europën dhe botën, dinamizmi i ekonomisë sonë na bën të mundur që të qëndrojmë në premtimin e rritjes së rrogave dhe pensioneve. Kjo përbën një lehtësi të madhe, një avantazh shumë të madh, pasi investimi mbi burimet njerëzore mbetet investimi mbi të gjitha investimet”, theksoi kryeministri. Kreu i mazhorancës nënvizoi se viti i ardhshëm do të shënojë rritje ekonomike dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve për mbi 820 mijë familje shqiptare. Sakaq kryeministri tha se buxheti do mbështesë fuqishëm të gjitha projektet e Shqipërisë dixhitale. Në këtë suazë kryeministri i bëri thirrje anëtarëve të kabinetit që deri në javën e ardhshme të vënë si pikë të parë të projekteve, dixhitalizimin. Sipas tij dixhitalizimi është jetik për transparencën, shërbimet ndaj qytetarëve. “Është e domosdoshme që ju të rishqyrtoni edhe njëherë përparësitë duke shpallur të parë Shqipërinë dixhitale. Nuk ka asnjë fushë në të cilën paratë e taksapaguesve shqiptarë mund të shpenzohen më me interes për ta, sesa fusha dixhitale. Janë disa projekte, për të cilat interesohen disa agjenci kombëtare”, tha kryeministri, duke theksuar se “100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë duhet të jetë viti i Shqipërisë dixhitale, vit vendimtar për Shqipërinë”. mit/NOA

KOMENTE