English

Djali i Gadafit: Do të hakmerrem

Tripoli, 26 tetor 2011, NOA - Saif Al islam Gadafi, i biri i ish-liderit të Lisibë, është shprehur i frikësuar se mund të vritet pas ngjarjeve të ndodhura me babain dhe vëllain tjetër të tij. Djali i Gadafit, Saif, ndodhej në Bani Valid, kur i shpëtoi goditjes nga mortaja javën e kaluar. Një zyrtar që kishte komunikuar në telefon satelitor, ka thënë se ai ishte nervoz. “Ai përsëriti: mos i thoni askujt se ku jam. Ai kishte frikë”, tha një zyrtar i sigurisë përkrahës i Gadafit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ai ka premtuar hakmarrje për vrasjen e dy familjarëve të tij. Saif Gadafi është arsimuar në Londër, flet mirë anglisht dhe deri pak kohë më parë ishte parë si figurë pro perëndimore. Sot familja e Gadafit, gruaja dhe vajza e tij kanë dalë me një deklaratë ku kanë akuzuar NATO-n për implikim në vrasje. Në deklaratë thuhet se NATO sulmoi autokolonën e Gadafit e cila nuk përbënte rrezik për popullatën. a.q/NOA

KOMENTE