Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri lajmëron shkurtime në administratë
English

Kryeministri lajmëron shkurtime në administratë

Tiranë, 26 tetor 2011, NOA / Irma Toptani – Edhe pse deklaroi se buxheti i vitit 2012 do të jetë buxheti më i madh në historinë e vendit që do të shkojë për Shqipërinë dixhitale, kryeministri Berisha lajmëroi se gjatë vitit të ardhshëm do të bëhen shkurtime të shpenzimeve operativë nga buxheti për institucionet shtetërore. Këtë lajm kryeministri e dha gjatë mbledhjes së qeverisë vetëm përmes një fjalie, ku tha “Do të ketë shkurtime në të gjitha institucionet e vendit, përveç atyre ligjzbatuese”. Gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri propozoi edhe emrat e kandidatëve për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Duke vlerësuar për punën e deritanishme Guvernatorin aktual Ardian Fullani, i cili është në fund të mandatit të tij, shefi i qeverisë propozoi emrat: Elisabeta Gjoni, aktualisht Drejtore e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Petraq Milon, këshilltar i kryeministrit. Më herët gjatë mbledhjes së qeverisë duke folur për Shqipërinë dixhitale, kryeministri gjeti vend të shigjetonte në mënyrë ironike edhe lidershipin socialist Edi Rama, i cili ka shkruar së fundmi librin “Kurbani” ku flet për përvojën e tij 11-vjeçare në krye të Bashkisë së Tiranës. “Shumica shkruajnë kujtime para se të dalin në pension, është bërë dukuri e zakonshme. Edhe libri i fundit “Kur hidheshin themelet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës” është i gjinisë së kujtimeve në prag të pensionit”, u shpreh duke qeshur kryeministri. Ai vijoi më tej komentin e tij për këtë temë, duke thënë se “Shqipëria dixhitale nuk është ajo e kujtimeve, por e të ardhmes, ndaj ne duhet të investojmë tek të gjitha projektet, që 100 vjetori të na gjejë me një Shqipëri dixhitale”. mit/NOA

KOMENTE