Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria miraton draftin për pensionet e policëve
English

Qeveria miraton draftin për pensionet e policëve

Prishtinë, 26 tetor 2011 NOA - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka drejtuar mbledhjen e rregullt, të 44-të të Qeverisë së Republikës Kosovës, në të cilën është aprovuar Projektligji i Pensioneve për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Draft-Raportin për Performancën e Ndërmarrjeve Publike.

Projektligji për Pensionet e Shërbimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili është aprovuar sot nga kabineti qeveritar, rregullon procedurat dhe të drejtat për përfituesit e pensioneve të shërbimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Projektligji ka koston e përllogaritur dhe është harmonizuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me Bankën Botërore, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Qeveria ka miratuar edhe Draftin e Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike, i cili do të shkojë në Kuvendin e Kosovës për miratim.

Kabineti Qeveritar ka miratuar edhe vendimin për zgjatjen e afatit për regjistrim të automjeteve nga ana e qytetarëve të komunitetit serb të Kosovës, në targat KS dhe RKS. Afat i regjistrimit të automjeteve do të vazhdojë deri me 15 nëntor për të ju siguruar kohë të mjaftueshme të gjithë qytetarëve të interesuar që të veturat e tyre t’i regjistrojnë sipas ligjeve në fuqi.

Në mbledhje është emëruar edhe kryeshefi i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve. Në bazë të rezultateve të konkursit dhe sipas rekomandimeve të panelit intervistues, për kryeshef të kësaj agjencie është emëruar Gazmend Mejzini.

a.b/e.t/NOA

KOMENTE