Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE, vendime ndëshkuese ndaj pedofilëve
English

BE, vendime ndëshkuese ndaj pedofilëve

Bruksel, 27 tetor 2011, NOA – Bashkimi Europian votoi masa kundër pedofilisë dhe pornografisë. Parlamenti Europian votoi sot amendimin, i cili detyron 27 vendet anëtare të ligjërojnë dënimin me burg për afro 20 llojë krimesh.

Në veçanti, të detyrosh një fëmijë të kryejë akte seksuale apo të prostituohet ndëshkohet me të paktën 10 vjet burg.

Prodhuesit e pornografisë ku përdoren minorenë, rrezikojnë 3 vjet burg dhe faqet e tyre në internet do të fshihen.

Propozimi erdhi nga një deputete italiane, Roberta Angelilli, sipas së cilës këto masa mbrojnë fëmijët. Ndëshkohen gjithashtu edhe ata që ushtrojnë turizëm seksual dhe këto krime do të paguhen edhe nëse kryen jashtë vendit.

Një masë e madhe ndëshkimore parashikohet edhe për ata persona ( kryesisht familjarë) të cilët kanë besimin e fëmijëve apo që kanë ndikim mbi ta.Sipas statistikave, çdo ditë në faqet e internetit të pornografisë botohen rreth 200 fotografi të reja fëmijësh.

a.q/NOA

KOMENTE