Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Engel: KFOR të mos japë ultimatume
English

Engel: KFOR të mos japë ultimatume

Shkup, 27 tetor 2011, NOA - Kongresisti amerikan, Eliot Engel deklaroi se KFOR duhet të veprojë konkretisht dhe jo të japë ultimatume të panevojshme. “Veriu i Kosovës, veriu i Mitrovicës është pjesë e Kosovës, dhe është absolutisht qesharake që autoritetet nga Beogradi të kalojnë përmes kufirit, të hyjnë dhe të kthehen prapa. KFOR-i duhet të ndërpresë së dhëni ultimatume, të cilave nuk u përmbahet dhe të japë një ultimatum, të cilit do t’i përmbahet. Nuk mund të ketë bllokim serb të hyrjeve dhe daljeve nga Kosova. Mendoj se KFOR- i duhet të bëjë punë konkrete e jo të japë ultimatume të panevojshme”, deklaroi Engel për agjencinë e lajmeve INA. Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kishte të drejtë kur vendosi shtrirjen e autoritetit në tërë territorin e Kosovës. Kongresisti Engel theksoi se duhet të bëhet e qartë se autoritetet në Kosovë janë Qeveria e Prishtinës dhe jo ajo e Beogradit. “KFOR duhet të bëjë atë që thonë, dhe ne duhet të jemi shumë të qartë se autoritetet në Kosovë janë Qeveria e Prishtinës, e jo Qeveria në Beograd. Autoritetet në Mitrovicë, në të gjithë Mitrovicën janë qeveria e Prishtinës, jo e Beogradit, dhe KFOR-i e di këtë dhe duhet të veprojë sipas kësaj”, theksoi kongresisti amerikan Eliot Engel. Ai ka përsëritur faktin se Plani i Ahtisaarit, që çoi në pavarësimin e Kosovës, është i vetmi model, që duhet të zbatohet në Kosovës. INA/NOA

KOMENTE
  • Enco Grimaldi10:45 - 27 Tetor 2011
    Ky zoteri vazhdimisht e ka dashur dhe e ka ndihmuar shume ceshtjen shqiprate.Dhe tani duhet degjuar me vemendje dhe perpikmeri dhe duhet bere sic thote Ai,se jo vetem qe eshte buure i mencur por me dashuri te madhe per Shqiperine.