Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Kurban”, NOA publikon faqet që bëri publike z.Rama
English

“Kurban”, NOA publikon faqet që bëri publike z.Rama

Promovimi i “Kurban” pritet të bëhet gjatë panairit të librit 11-14 nëntor i cili për të pestin vit radhazi ka si sponsor mediatik Agjencinë Kombëtare të Lajmeve NOA
Tiranë, 27 Tetor 2011 NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama publikon një pjesë të librit të tij “Kurban” i cili pritet të dalë në treg më 10 nëntor. Kurse promovimi i tij pritet të bëhet gjatë panairit të librit 11-14 nëntor i cili për të pestin vit radhazi ka si sponsor mediatik Agjencinë Kombëtare të Lajmeve NOA.
Faqet e para të librit z.Rama i ka publikuar në faqen e tij të internetit (edirama.al).
Në kopertinën e librit, shkruhet:
“Për Tiranën me sytë e protagonistëve të 11 viteve të historisë së saj; për Shqipërinë siç është dhe Shqipërinë siç mund të jetë; Për aktorë të jetës politike dhe publike siç nuk i kemi parë asnjëherë më parë; dhe për vetveten siç nuk e kemi dëgjuar”.
Botuesja e librit, Arlinda Dudaj duke folur për librin me mbi 400 faqe, pohon se z.Rama i jep përgjigje shumë pyetjeve mbi çështje që ka heshtur, ndaj mes rreshtash përmend emra.
Siç tregon botuesja, Rama është frymëzuar për titullin e librit “Kurban” pikërisht nga kurbani që u bë ditën kur Lulzim Basha hyri zyrtarisht ne Bashkinë e Tiranës.
Nga ana tjetër për Dudajn, libri do të duhet të vlerësohet edhe për gjuhën e rrëfimit.
Teksti i plotë që bëri sonte publik z.Rama:
“Kjo e familjes ka qene një lajtmotiv i pandare i yryshit politik te Saliut qyshse Ramiz Alia ua beri peshqesh studenteve ne dhjetor te vitit 1990 sekretarin e devotshëm te partisë së tij, enveristin e paepur dhe shërbëtorin e palodhur te Byrosë Politike.
Me vjen ndërmend këtu sesi ne ato pak minuta, Lavdi Zotit s’qenë as gjysme ore, qe qëndrova ne zyrën e Partisë së sapoformuar Demokratike pas një rastësie jetësore qe me mbajti larg për disa dite nga vendi i shpërthimit te revoltës studentore kundër regjimit qe prej kohesh e ëndërroja përtokë e prej disa vitesh e luftonim sa e si mundnim ne Akademine e Arteve, ky Doktori i Byrose Politike lexonte draftdeklaratën e pare për shtyp te PD-se ku dënoheshin "huliganët e Shkodrës" dhe lartësohej "Figura demokratizuese e Presidentit Alia", pastaj te nesërmen kur i tha në prapaskenën e mitingut tek Qyteti Studenti Ardian Klosit "Ti s'mund te flasësh se e ke pasur gjyshin bej dhe bashke me Edi Ramën kërkoni të nxirrni nga birucat llumin e shoqërisë, plehrat e kumbit qe guxoni i quan i edhe te burgosur politike!", pastaj kur censuroi në gazetën "Rilindja Demokratike" peticionin e nënshkruar ditën e "Refleksioneve" tona bashkë me te burgosurin politik shkrimtarin Kasem Trebeshin a, nga treqind e ca studente, pedagoge e qytetare ne Akademinë e Arteve, ne adrese te Ramiz Alisë për rishikimin e figurës se Enver Hoxhës dh e lirimin e te burgosurve politike, pak dite me pas kur donte te na pengonte Ardianin, Kasemin e mua, te flisnim ne mitingun ku për here te pare u godit ne fjalën time hapur ne shesh figura e Enverit, tek Stadium i "Qemal Stafa", ku n a e drejtoi gishtin n e sy pa u mbledhur ende njerëzit duke na thënë "Ju s'mund te mermi fjale n sot se 'kemi kërkuar leje ne polici për ju. Prandaj po erdhi t'ju marrë policia largohuni pa bere zë", e duke i kur i tha di kujt te na thoshte se aty ishte e ndaluar te shahej Enver Hoxha, "aq me teper nga ata te dy", medemek nga ne "djemtë e nomenklaturës", dhe pastaj di te e përditë kur ia nisi politikes me libër shtëpie me njëmijë vëllime, vi te me radhe, kundër kujtdo i dilte rrugës përpara me nene, grua, motër, djalë, vajze, vëlla, xhaxha, halle, daje, teze, kunetër, baxhanake, kushërinj te pare, te dyte, te trete, te shtate, te qene e te paqene, te gjalle e te vdekur, te njohur a të panjohur, me shoke e me miq, te vërtete a te sajuar, ose ne bllok te gjithëve vrasës, zagare, qen, bushtra, kusarë, kollovarë, hajdute, makute, perverse, pusho, homoseksuale, kriminele, kafshe, grabitqare, trutharë, prostituta, pusho ti, komuniste, gjakësorë, pa atdhe, pa familje, te pafe, ik ore, spiune, denonciatore, terroriste, pësëistë, bandite, kastravec, persekutore, bashkëpunëtorë, genocidistë, vemje, tradhtare, shko more, imorale, drogaxhinj, delenxhinj, gjarpërinj, faqezinj, trafikante, mafioze, perdhunues, zemunllare, kumbare, qepe se dhe aty do dal, minj, zullumzinj, ditëzinj, bixhozçinj, këpëdarë, kokëpalarë, oktapod, dhi, ikni ore, kakërdhi, laraska, bagëti, motërsharë, pisa, leshpërgjakur, barkfëlliqur, zorrëtrashur, belpërdredhur, ik te thashë, turiqen, mbylle gojën, turimi, turikëpucë, trupeshk, pis pisi, turitepsi, turikazan, mjeranë, shpirtkatran, shpirtakrepë, shpirtkazmë, surratmajmun, jua them unë me mire mos ua them, lecka, plehra, legen, fare hajvanë, kunguj fare, kokësahanë, derëzinj, te sëmure, shpirtzinj, mendjendryshkur, mendjekallp, mendjefyej, pushoni aty se s'dua t'ju fyej, llapa-llapa, rrecka rrugësh, ju bej qepaze, narkomane, kopilë, verdhacuke, te zgjebosur, te përdhosur, turivida, thithlopa, incestualë, palikarë, gradhunues, pushkatues, dobiça, të damkosur, jini ju ore, të shitur, të babëzitur, të mbaruar, te pakallur, te pashpirt, te pangopur, e dini ju e di n i po tani me lini, idiote, urithë, laskare, pusho mor kretin aty do dalë, demente, defiçente, zuska, te tredhur, linçues, torturues, te perdale, shpirtvjedhur, shpirtblerë, shpirtshitur, skizofrene, qelbësira, qurravec, ndyrësira, pizevengë, palaço, piskuriqa, s'dua t'ua them te gjitha, lakuriqa; pastaj sigurisht e kujtoj kur e vuri familjen time per vite ne majën e gjuhës dhe kur dy vjet me pare, u lëshua me kuturisjen e te manit nga foltorja e parlamentit vrik pas nenës sime te gjore qe edhe qepjen nga pas me mikrofon te një burri te dale duarsh kishte mangut ne perëndimin e jetës se saj.
I'u qep Saliu sime mëje e i ulërinte i cakërgjosur ne emer te motrave e nenave shqiptare te tregonte se kush isha une, thuaju zonje qe ke dhjetë vjet qe e kuron per skizofreni tet bir, e dime mire ne te dy dhe ata koleget tanë mjeke, thuaju si te ishte yt bir dhe te nxirrte rrugëve te lagjes me këmishë nate, tregoju te vërtetën vajzave shqiptare, se si unë dhunoja gratë, se si iknin te lemerisura nga shtëpia kur u futesha ne dyshek shokëve te mi, se si i kisha thyer nofullat e bere hundët gjak gruas ne publik, fol zonje, e këto ia kërkonte ne emer te grave e vajzave te Shqipërisë, me tërbimin e persekutorëve te regjimit te vjetër, qe e shiste per prekje te thelle ne sedrën e kryefamiljarit, burrit namuzlënduar te zakonit, shqiptarit te cenuar tek familja e fëmijët, per shkak te goditjeve te opozitës qe bënin transparence mbi përzierjen e njerëzve te tij te shtëpisë ne punët e paudha te qeverise. Pika e zeze ishte dhe është se shumëkujt kjo i duket normale, e shajnë nga shtëpia i shan nga shtëpia, s'ka faj i shkreti, ia nxinë jetën, me tha Fevziu një dite, ndërkohë qe e vërteta është se asnjëherë unë e, me ndonjë përjashtim ne momente vlimi te larte te kazanit te parlamentit, askush nder ne, opozita e sotme qe prej opozitës se tij është pështyrë me vite ne mënyrën me rrugaçërore, nuk është marre me familjen e tij, me ç’bën ne jetën e vet gruaja, vajza a djali i tij apo ai vete, po vetëm me shprehjet e dokumentuara te konfliktit te interesit bërtitës qe tregon se si jo opozita, po Saliu e lidh tryezën e qeverise me barkun e shtëpisë.
Kurrë nuk jam marre e s'do te merrem i gjallë me jetët private të të tjerëve, kundërshtari per mua s’është njeriu po vizioni, argumentet, sjelljet e veprimet politike qe janë te ku nderta, te ndryshme, tepa afrueshme me te miat, asnjëherë s'kam dashur te di se sa te lumtur a te palumtur janë ne shtëpinë e tyre kundërshtaret e mi, nëse ndahen e rimartohen apo dashurohen pa u martuar, ose puthen e përputhen te padashuruar, si jetojnë e bashkëjetojnë nen çatitë e tyre ku, sipas meje, askush s'ka te drejte te përgjojë vrime e çelësit, s'u kam uruar kurrë fatkeqësira, sëmundje, probleme me fëmijët, përkundrazi uroj qe te mos shohin ndonjëherë asnjë nga te këqijat e jetës personale qe fati ka dashur t'i provoj vete e assesi pastaj te këqija qe vete s'do te doja kurrë t'i shihja te kapërcenin pragun e shtëpisë sime e te preknin nenën, gruan, fëmijët apo te dashurit e mi te zemrës. Politika e futjes se hundeve ne shtëpinë e tjetrit, e sulmeve mbi jetën personale e ndaj lidhjeve te gjakut te tjetrit, e denigrimit e përgojimit te njerëzve te kundërshtarit, e sulmit gojor ne fron t ndaj një grupi shoqëror a ndaj vete opozitës, është mjet i regjimeve, i satrapëve e i hajvanëve qe kundërshtarin e konsiderojnë armik per t'u vrare, torturuar, shkatërruar me gjithsej, ndërsa politika qe ngre problemet e abuzi mit te funksioneve publike përmes konfliktit te interesit, përzierjes se njerëzve te gjakut ne vendimmarrjet gjate ushtrimit te detyrës publike, përfitimeve te nxjerra si familje a si tribu ose klan nga shpërdorimi i postit zyrtar, është normalitet demokratik, shprehje e se drejtës publike, mbrojtje e parimeve e vlerave te funksionimit te nje Republike Kushtetuese.
Ne cilin vend te botes demokratike mund te ishin degjuar nga foltorja e parlamentit, tryeza e qeverise a tribunat publike rrakashprehje me libër shtëpie e llafangjosje te ulëta te gjuhës se nxjerre jatagan para popullit si ato te Saliut e te tallagjares se tij Jozefine, se bashku me ministra e deputete tellallë qe u bëjnë jehone fjalim me fjalim e studio me studio, për te damkosur kundërshtarin si njeri jo si alternative, dhe ne çilen jetë politike e publike te nje vendi vërtet demokratik opozita s'do te kishte vene alarmin per kapjen e segmenteve te shtetit e te vendimmarrjes nga njerëzit e familjes se kryeministrit, te kryetarit te parlamentit a te ministrave, apo per skandalet me pasuritë e me paratë publike ku do te dilnin te përfshirë familjare e klientë te familjeve te funksionarëve më të larte teë shtetit? Ku, ne çfarë pike te botes se lire do te ndodhte qe kundërshtarët politike te merreshin n me trupin e njeri-tjetrit, me babanë, nenën, gruan, vajzën, djalin, motrën a vëllanë e njeri-tjetrit kur askush nga këta s'do te kishte lidhje e as pune me punët qe përfaqësimi politik u cakton kundërshtarëve ne qeveri a opozitë, po njëkohësisht ku, ne ç’vend, mund te ndodhte ne arenën politike te botes se lire që kundërshtarët te mos merreshin me cenimin e interesit publik përmes fuqisë se pushtetit te deleguar informalisht përmes lidhjeve te gjakut? Si mund te ndodhte ne nje vend te Evropës se Bashkuar qe pas derdhjes se tere mynxyrave mendore te kryeministrit gjuhuster mbi te ëmën e kryetarit te opozitës, gruaja e moshuar e dhunuar verbalisht nga kryetari i qeverisë te dhunohej moralisht edhe ne gjykate, me motivacionin qe kur zgjidhi gojën nga zinxhirët e etikes kryeministri ishte ne krye te detyrës, prandaj padia per shpifje per shkak te detyrës nuk qëndron?
Askund, ne asnjë rast, për asnjë arsye politike ne bote, njerëzillëku nuk ia le vendin kafshërisë ne jetën publike e politike te cilitdo vendi ku votohet lirisht e ku njerëzit kundërvendosen ne frontet e alternativave jo ne barrikadat e gërdisë gojore, ashtu sikundër as qe mund te imagjinohet ne boten e lire një kryegjyqtare e larte si Ariana Fullani qe, përballe një gruaje pensioniste si nena ime,...”.
Fund
KOMENTE