Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 28 tetor 2011
English

Parashikimi i motit për 28 tetor 2011

Tiranë, 27 tetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, masat ajrore të ngrohta që vijnë nga jugu i Spanjës do të kushtëzojnë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të ngrohtë. Më të theksuara kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore dhe zonën bregdetare ndërsa në zonat malore do të ketë herë pas here vranësira të cilat do të shoqërohen edhe me intervale kthjellimesh.

Gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet që vranësirat të largohen gradualisht nga zonat malore duke bërë kështu që i gjithë territori i vendit të jetë në ndikimin e motit të kthjellët. Në mbrëmje dhe gjatë natës sërish dominuese në vend do të jenë kthjellimet.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale por në vlerat maksimale do të ketë rritje të lehtë të tyre.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim kryesisht perëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të jetë i papërfillshëm.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare. Në këto kushte do të ndodhet Europa Lindore, Qendrore dhe Rajoni i Mesdheut. Ndërsa në Vendet Nordike dhe në Ishujt Britanike do të jenë të pranishme vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborë e pakët. Reshje më të dendura shiu e dëbore do të bien në Norvegji ku problematike do të paraqitet era e fortë gjatë natës. Gjithashtu në kushtet e motit të paqëndrushëm do të ndodhet Franca Jugore dhe Spanja, pasi vranësirat dhe shirat e dobët do të mbeten prezent edhe gjatë ditës së nesërme. Ndërsa vendet e Europës Qendrore do të rrezikohen nga mjegulla e dendur e cila do të largohet gjatë ditës. Në rajonin tonë do të mbizotëroj dielli gjatë gjithë ditës Por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e herë pas hershme.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Franca Jugore rrezikohet nga shira intensive dhe stuhi të forta ere

- Spanja do të mbetet me reshje shiu dhe dallgë të larta

- Vendet Nordike do të rrezikohen nga reshje shiu e dëborë

a.y/NOA

KOMENTE
  • Blend Avdiaj16:26 - 27 Tetor 2011
    ne durres qenka pper palzh ore vella