English

Gjykatat, Ministria e Drejtësisë hetim 12 kryetarëve

Tiranë, 28 tetor 2011, NOA – Pas një kontrolli të Ministrisë së Drejtësisë në 12 gjykata të vendit, ndaj kryetarëve dhe kancelarët të tyre ka nisur hetimi.

Njëzet inspektorë dhe informaticienë të Ministrisë së Drejtësisë kanë zhvilluar kontroll të befasishëm në këto gjykata duke konstatuar edhe disa shkelje në procedurat e shortit të ndarjes së çështjeve. Kontrolli i inspektorëve të ministrisë është zhvilluar në të njëjtën kohë në të 12-të gjykatat e vendit, duke mos i lënë kështu atyre të merrnin informacion nga kolegët e tyre në rrethet e tjera. Ministria e Drejtësisë nëpërmjet drejtoreshës Matilda Xhaferrllari, informon se po heton 12 kryetarët dhe kancelarët e këtyre gjykatave për procedurat e hedhjes së shortit, si dhe po inspekton shortet e hedhura gjatë majit Tetor.

a.q/NOA

KOMENTE