English

Malaj: Karriera me “telekomandë” nuk i shërben askujt

Tiranë, 29 tetor 2011, NOA – Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PS-së, Arben Malaj tha dje se, modernizimi i partive politike shqiptare përbën prioritet. Malaj deklaroi se politika duhet të punojë për interesin kombëtar i cili është integrimi i vendit në BE. “Karriera me “telekomandë” s’i shërben askujt. Bashkëpunimi i PS me aleatët, është jo ai duhuri dhe se politika duhet të punojë për interesin kombëtar”, tha Malaj. Anëtari i kryesisë së PS-së kërkoi reduktim të pushtetit absolut në partitë politike. Duke iu referuar reformës zgjedhore Malaj tha se sistemi elektoral i mbyllur është i dëmshëm. Malaj tha se duhet të ndalet shit-blerja e votave. Ai tha se në partinë ku bën pjesë, mënyra e qeverisjes e ka dëmtuar PS-në. Malaj u shpreh skeptik edhe ndaj asamblesë së ardhshme të PS-së e cila do t’i paraprijë kongresit zgjedhor.

a.q/NOA

KOMENTE