English

Rama- Blushi takim kokë më kokë para kongresit

Tiranë, 29 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme një takim kokëkokë me një ndër kritikët më të fortë të tij brenda selisë rozë, Ben Blushi.

Ky takim i zhvilluar në ambientet e Partisë Socialiste ka zgjatur për rreth 2 orë ndërsa nuk bëhet e ditur se cili ka qenë fokusi i bisedës mes tyre, pasi nuk është lëshuar asnjë deklaratë nga ana e asnjërit prej bashkëbiseduesve.

Kjo bisedë e dy prej eksponentëve më me peshë në selinë rozë përkon me afro një javë para mbajtjes së kongresit të kësaj partie i lajmëruar për tu mbajtur më 5 Nëntor.

a.y/NOA

KOMENTE