Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbët e veriut rikthejnë barrikadën. Thaçi: Nuk jemi në konflikt
English

Serbët e veriut rikthejnë barrikadën. Thaçi: Nuk jemi në konflikt

Mitrovicë, 29 tetor 2011, NOA – Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se qeveria nuk është në konflikt me qytetarët e veriut të vendit. “Në mes të Qeverisë dhe qytetarëve në veri të vendit nuk ka konflikt. Ata janë qytetarë të Kosovës dhe unë jam në shërbim të tyre”, ka deklaruar Kryeministri Hashim Thaçinjë intervistë për të përditshmen zvicerane “Nue Cajtung”, citon RTK. Duke iu referuar rebelimit të serbëve të veriut, Thaçi, theksoi se situata në veri është e qetë, por shumë komplekse, dhe atje siguroi kryeministri, nuk bëhet fjalë për çështje politike, por për rend dhe ligj. Serbët lokalë kanë rivendosur një barrikadë, këtë të shtunë, në rrugën që të çon përdrejt pikës kufitare të Bërnjakut, edhe pse ajo ishte hequr një ditë më parë, nga forcat e KFOR-it. Kosovapress raporton se barrikada është ngritur me zhavorr dhe drunj, në afërsi të vendkalimit kufitar të Bërnjakut. Duke iu referuar burimeve, bëhet me dije, se ushtarët gjermanë të KFOR-it nuk kanë reaguar ndaj serbëve, që po rivendosnin barrikadën, por vetëm kanë vëzhguar situatën. Një numër i konsiderueshëm ekstremistësh serbë të rebeluar, vazhdojnë të qëndrojnë në mbrojtje të barrikadave në Mitrovicë, Rudare, Zupç dhe Jegenicë. mit/NOA

KOMENTE