Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bregu i Fildishtë formalizon njohjen e Kosovës
English

Bregu i Fildishtë formalizon njohjen e Kosovës

Prishtinë, 30 tetor 2011, NOA - Institucionet e Republikës së Bregut të Fildishtë kanë lëshuar mbrëmë Notën Verbale të njohjes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke e bërë kështu formale njohjen e 84-t për shtetin e pavarur të Kosovës. Lajmin e ka bërë publik, nëpërmjet një komunikate, zyra e shtypit e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Në komunikatë thuhet se, vendimi për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran i është konfirmuar zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacollit, më 20 shtatorNju Jork, gjatë një takimi me Presidentin e Bregut të Fildishtë, shkëlqesinë e tij, Alassane Ouattara. Pacolli, në kuadër të angazhimeve institucionale për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin pavarur të Kosovës, ka vizituar tri herë Bregun e Fildishtë, ku pati takuar përfaqësuesit më të lartë shtetërorë, Presidentin e këtij vendi, Alassane Ouattara. Po kështu, në komunikatë shkruhet se koha e procedimit të Notës Verbale nga Bregu i Fildishtë, kishte nxitur reagimin e skeptikëve në Kosovë, edhe pse kjo formë e njohjes nuk është praktikë diplomatike e Bregut të Fildishtë. Institucionet dhe populli i Bregut të Fildishtë e kanë konsideruar njohjen e Kosovës si vendim zyrtar, prej momentit, kur presidenti i tyre kishte deklaruar një vendim të tillë. Nota Verbale e njohjes së Republikës së Kosovës nga Republika e Bregut të Fildishtë erdhi pas kontakteve të fundit, që Pacolli pati me përfaqësuesit e këtij vendi, duke krijuar kështu të gjitha mundësitë për vendosjen sa më të shpejtë të marrëdhënieve të mira ekonomike e diplomatike me Bregun e Fildishtë, thuhet në komunikatë. Tërësia territoriale e Bregut të Fildishtë është 322,460 km² dhe ka një popullsi prej rreth 20 milion banorë. Kohanet/NOA

KOMENTE