Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fëmijët duhet të flenë me nënën deri në moshën 3 vjeç, i bën mirë për zemrën
English

Fëmijët duhet të flenë me nënën deri në moshën 3 vjeç, i bën mirë për zemrën

Tiranë, 30 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Një lajm i keq mbërrin për të gjithë baballarët. Fëmijët duhet të flenë me nënën e tyre deri në moshën 3-vjeçare, pasi i bën mirë për zemrën.

Kjo këshillë shumë e vlefshme ka mbërritur nga një pediatër, i cili ka zbuluar se, foshnjat e sapolindura, të cilat vendoseshin në djep larg nënës flinin më keq se sa foshnjat të cilat flinin në të njëjtin shtrat.

Rrahjet e zemrës së këtyre fëmijëve konsistuan të ishin më të qeta, raporton agjencia e lajmeve NOA.

Nga ana tjetër, fëmijët që flenë vetëm e kanë më të vështirë të krijojnë një lidhje të qëndrueshme me nënën në të ardhmen, duke shkaktuar kështu edhe një zhvillim më të ngadaltë të trurit, që i shndërron shpesh në njerëz të bezdisshëm dhe konfliktualë në moshë madhore.

Nils Berman, studiues i Universitetit të Cape Town, në Afrikën e Jugut, u shpreh se fëmija duhet të flejë me nënën edhe pas heqjes së gjirit, deri atëherë kur të fillojë të krijojë logjikën, e cila konsiston të jetë rreth moshës 3 apo 4 vjeçare. Megjithatë, mbajtja e fëmijës në krevat mbart edhe rreziqe, siç është mundësia për tu rrokullisur dhe shtypur atë në mënyrë të pavullnetshme gjatë gjumit. Gjashtëmbëdhjetë foshnja janë studiuar, ndërsa ata kanë fjetur në gjoksin e nënës së tyre dhe në një krevat portativ me shtratin e saj.

Monitorimi ka zbuluar zemrën e foshnjës të jetë tre herë më shumë e stresuar kur foshnja ka fjetur vetëm.

Një gazetë amerikane ka publikuar tmerrin e një nëne, e cila kishte asfiksuar pa dashur fëmijën duke fjetur, ndërsa në total, rreth dy e treta e rasteve të vdekjeve të pashpjeguara foshnjore, i përkasin atyre rasteve kur fëmija ndan një krevat me prindërit.

Profesor George Haycock, nga Fondacioni për Studimin e vdekjeve foshnjore, ka thënë: “Qëndrimi ynë themelor, lidhur me këtë studim është të themi se, vendi më i sigurt për të fjetur fëmija juaj është në një krevat portativ në dhomën e prindërve.”

a.k/NOA

KOMENTE