Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një shqiptare nga Kosova vritet në Afganistan
English

Një shqiptare nga Kosova vritet në Afganistan

Ferizaj, 30 tetor 2011, NOA – Një shqiptare nga Ferizaj, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ka gjetur vdekjen, pasi autobusi i blinduar ushtarak në Kabul, me të cilin udhëtonte, u sulmua të shtunën nga një kamikaz taliban me makinë bombë. Lajmin e bën të ditur portali KosovaTimes.net. Duke iu referuar të njëjtave burime, mësohet se gjatë sulmit kamikaz humbën jetën së paku 13 persona. Mendohet se në autobus mund të ketë pasur edhe kosovarë të tjerë, të cilët, mësohet se kanë shpëtuar e mendohet edhe të jenë lënduar. Vajza e re nga Ferizaj punonte për një kompani private të kontraktuar nga ushtria amerikane, përfaqësues, të së cilës kanë njoftuar familjen e saj për ngjarjen e rëndë. Sulmin e kanë marrë përsipër talibanët. Ferizaj është njëri nga qytetet, që ka më së shumti njerëz të punësuar nëpër kompanitë amerikane në Afganistan e Irak. Lajmin se mes viktimave të këtij sulmi ka edhe kosovarë, nuk e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme, ngase telefonat e zyrtarëve të kësaj ministrie kanë qenë të mbyllur. mit/NOA

KOMENTE