Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 31 tetor 2011
English

Parashikimi i motit për 31 tetor 2011

Tiranë, 30 tetor 2011, NOA - Sipas MeteoAlb edhe nesër vendi ynë do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti i kthjellet do të dominojë në pjesën më të madhe të vendit. Nga kjo situatë do të bëjnë përjashtim zonat malore, të cilat do të kenë kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Gjatë pjesë së dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen pothuajse në të gjithë territorin, por më të theksuara vranësirat do të jenë serish në zonat malorë përgjatë kufirit Lindor. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit sërish nuk do të pësojnë ndryshime, ato pothuajse do të qëndrojnë konstante në të dy vlerat, si në ato minimale dhe në ato maksimale. Era do të fryje e lehtë në tokë dhe në det, me shpejtësi 27 km/h dhe drejtim kryesisht verior, duke bërë që në Adriatik dhe Jon dallgëzimi të jetë i ulët. Europa Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare. Në këto kushte do të ndodhet Europa Lindore, Qendrore dhe Rajoni i Mesdheut. Ndërsa në vendet nordike dhe në ishujt britanikë do të jenë të pranishme vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës. Kjo situatë vjen për shkak të vendosjes se një qendre me presion të ulet atmosferik mbi ishujt britanikë si edhe një fronti të ftohtë me shtrirje nga Britania deri në Norvegji. Gjithashtu, në kushtet e motit të paqëndrueshëm do të ndodhet Portugalia dhe Spanja, pasi vranësirat dhe shirat e dobët do të mbeten prezent, ndërsa vendet e Europës Qendrore do të rrezikohen nga mjegulla e dendur, e cila do të largohet gjatë ditës. Në rajonin e Mesdheut do të mbizotërojë dielli gjatë gjithë ditës, por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e here pas hershme. Ngjarje ekstreme në Europë: Ishujt britanike rrezikojnë shira intensive dhe stuhi te forta ere. Spanja do të mbetet me reshje shiu dhe dallgë të larta, ndërsa Vendet Nordike do të rrezikohen nga reshje shiu e dëbore. a.k/NOA

KOMENTE
  • Klorida Serani15:48 - 30 Tetor 2011
    flm Metoalb :D