Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stuhi dëbore në SHBA, 3 viktima
English

Stuhi dëbore në SHBA, 3 viktima

New York, 30 tetor 2011, NOA- Tekat e motit janë shoqëruar me një stuhi dëbore, me të cilën po përballen këto ditë disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si rrjedhojë e kësaj stuhie janë regjistruar 3 viktima, ndërsa rreth 2 milionë familje kanë ngelur në errësirë ai rrjedhojë e dëmtimeve në rrjetin elektrik.

Shtetet e New York, New Jersey, Konnektikat dhe Massachusetts kanë deklaruar gjendjen emergjencës, ndërsa për sot janë lajmëruar dhe priten reshje të reja dëbore.

Në Konnektikat një burrë gjeti vdekjen si pasojë e një incidenti prej akullit në rrugë, ndërsa në Pensilvani një 84 vjeçar gjeti vdekjen pasi u tërhoq nga një masiv dëbore e cila ra nga një pemë mbi banesën e tij. Viktima e tretë e reshjeve dhe stuhive është një 20 vjeçar, i cili humbi jetën si pasojë e një rrufeje të rënë në Massachusetts.

Shumë pemë, shkurre dhe shtylla të linjave të energjisë elektrike u rrëzuan si pasojë e dëborës, 600 prej tyre vetëm në New York. Lidhur me këtë situatë autoritetet bënë zhbllokimin e rrugëve si dhe këshilluan që të mos shkohet në parqe deri sa stuhia të mos ketë kaluar.

a.y/NOA

KOMENTE