Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tavo: Rama ka marrë peng PS, e ktheu në shoqatë
English

Tavo: Rama ka marrë peng PS, e ktheu në shoqatë

Gjirokastër, 30 tetor 2011, NOA- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo ka akuzuar sot kreun e kësaj partie, Edi Rama se po përdor partinë për interesa personale.

një prononcim dhënë për mediat, në cilësinë e deputetit të LSI-së dhe nënkryetarit të Kuvendit, Tavo tha se “Partia Socialiste po shndërrohet në një shoqatë në shërbim të kryetarit”.

Deklarata e Tavos u bë gjatë një takimi që ka zhvilluar dje me strukturat e kësaj partie në Gjirokastër.

Tavo u shpreh se Partia Socialiste nuk po përfaqëson më interesat e socialistëve dhe elektoratit të saj të majtë. Sipas tij, fajin për gjendjen në të cilën ndodhet sot PS-ja është i kreut të saj, Edi Rama.

“Partia Socialiste, në drejtimin e Edi Ramës, nuk mbron më aspiratat e socialistëve dhe të vendit tonë, por vetëm atë të kreut të saj. Edi Rama e ka marrë peng Partinë Socialiste dhe nuk po e lëshon edhe pse ka humbur të gjitha betejat elektorale. Rama nuk di dhe nuk do ta drejtojë PS drejt pushtetit dhe socialistët po zhgënjehen gjithnjë e më shumë prej tij”, u shpreh Tavo.

Sipas tij, socialistët po vijnë tek LSI-ja, sepse shohin që kjo forcë politike mbron parimet e majta dhe jo partia e drejtuar nga Rama.

“Është për të ardhur keq që PS, nga një forcë politike serioze në politikën shqiptare, po zvogëlohet dhe po humbet misionin e saj nën udhëheqjen e Edi Ramës. Partia Socialiste nuk ka vizionin e një partie moderne serioze dhe progresiste, por është shndërruar në një shoqatë në funksion të kryetarit të saj”, tha sot Tavo.

a.k/NOA

Në foto: Deputeti i LSI Vangjel Tavo

KOMENTE