English

Tërmeti 5.5 ballë godet Tajvanin

Taipei, 30 tetor 2011, NOA- Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot afër brigjeve të Tajvanit.

Sipas institutit të sizmiologjisë lëkundja tronditi pallatet aq sa u ndie edhe në kryeqytetin Taipei, por pavarësisht kësaj nuk janë shënuar dëme materiale dhe njerëzore dhe fatmirësisht nuk është lëshuar asnjë alarm për tsunami.

12 vite më parë një lëkundje tërmeti me magnitudë 7.6 ballë provokoi rreth 2400 të vdekur në Tajvan.

a.y/NOA

KOMENTE