English

E rrallë, tigri luan me vogëlushen (Foto)

SHBA, 31 tetor 2011, NOA – Pamjet e një tigri që i afrohet një fëmije dhe kërkon të luajë me të po bëjnë xhiron e botës. Fotot janë marrë në një kopsht zoologjik ku ndodhen disa lloje të tigrave të Bengalit. Tigri me emrin Taj i është afruar një vajze të vogël që po e shihet atë nga xhami. Duket sikur tigri kërkon ta përkëdhel me putër dhe në një moment afron ballin për të prekur vogëlushen. Edhe pse vajza nuk ka pasur asnjë rrezik, pasi mes saj dhe tigrit ka qenë xhami i sigurisë së lartë, i ati i saj është trembur dhe ka shkuar të marrë menjëherë. Pamjet e rralla janë shkrepur nga fotografi Dyrk Daniels, i cili thotë se në momentin që ka parë skenën ka mbetur i befasuar. Vajza ka shkuar dhe ka vendosur duart në xham dhe tigri i është afruar në mënyrë miqësore. Nuk dihet nëse kjo do të kishte ndodhur, po të mos ishte xhami mbrojtës në mes. a.k/NOA

KOMENTE
  • Devis Balla21:45 - 13 Nëntor 2011
    femiu eshte engjell
  • Dritan Korbi20:54 - 13 Nëntor 2011
    Dhe kafsha ne rastin ne fjale lumtorohet dhe e do femijen...!!
  • Endrit Xheleshi12:58 - 13 Nëntor 2011
    shum mir e papare kjo gjeja...
  • Rrezart Breshanaj13:13 - 31 Tetor 2011
    wowww
  • KleVsiI10:49 - 31 Tetor 2011
    :) Nice...