Lajme > Lajme Ditore > Tetor - Dhjetor 2011
 

Lajmet e datës 31 Tetor 2011

  • Berisha akuzon Topin për përdhosje të Kushtetutës Tiranë, 31 tetor 2011, NOA – Mosdekretimi nga Presidenti i Republikës i ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, bëri që sot kryeministri Sali Berisha të përforcojë akuzat ndaj Presidentit Topi, duke e cilësuar qëndrimin e tij ndaj ligjit, si një qëndrim kryekëput politik.
  • Thaçi me Tafaj diskutojnë për bashkëpunimin në arsim Prishtinë, 31 tetor 2011, NOA – Lajtmotiv i takimit mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ministrit të Arsimit të Shqipërisë, Myqerem Tafaj ishin zhvillimet aktuale në Kosovë, si dhe bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e arsimit dhe thellimi i këtij bashkëpunimi.
  • Importi i plehrave, Kuvendi Civil reagon ndaj kryeministrit Tiranë, 31 tetor 2011, NOA – Deklaratat e sotme të kryeministrit Berisha në mbrojtje të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, dhe ato të ambasadorit të OSBE-së Wollfarth nga Shkodra, kanë ndezur reagimin e aktivistëve të Kuvendit Civil, të cilët i bënë të qartë kryeministrit se nuk duhet
  • Mazhoranca miraton kandidaturën e guvernatorit Fullani Tiranë, 31 tetor 2011, NOA – Miratohen vetëm me votat e mazhorancës tre kandidaturat e propozuara nga kryeministri, për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
  • Rama i përgjigjet Berishës: Kush e ha këtë muhabet plehrash? Tiranë, 31 tetor 2011, NOA/ Irma Toptani – “Po kush e ha këtë muhabet plehrash?”. Vetëm me një pyetje retorike iu përgjigj akuzave të sotme të Kryeministrit Berisha, lidershipi i opozitës Edi Rama.
  • Serbia shkel marrëveshjen me Kosovën për lëvizjen e lirë Prishtinë, 31 tetor 2011, NOA – Tre muaj pas nënshkrimit të marrëveshje për lëvizjen e lirë në Bruksel, Serbisë e ka shkelur atë, duke mos e zbatuar as me hyrjen e nëntorit.
  • Ndalohen tre prostituta në Shkodër Shkodër, 31 tetor 2011, NOA – Tri femra nga komunat e Shkodrës janë ndaluar sot nga uniformat blu të qytetit, nën akuzën e ushtrimit dhe shfrytëzimit për prostitucion.
  • Vidhet me dhunë shtetasja malazeze, në pranga njëri prej autorëve Shkodër, 31 tetor 2011, NOA – Një 51-vjeçare malazeze është bërë pre e vjedhjes me dhunë, mëngjesin e sotëm, nga dy persona, të cilët i vodhën 10 mijë euro dhe çantën, që kishte me vete.
  • Thaçi dorëzon pasaportën e parë biometrike në Kosovë Prishtinë, 31 tetor 2011, NOA – Kosova lëshoi sot pasaportat e para biometrike, një dokument ky, që sipas kryeministrit Hashim Thaçi, i barazon qytetarët e Kosovës me ata të Bashkimit Evropian, duke hedhur një hap të rëndësishëm përpara, në rrugën e liberalizimit të vizave me BE-në.
  • Njoftim nga EUFT Ditën e Martë, më 1 Nëntor 2011 ora 09.50 në godinën e Universitetit Europian për Turizmin (EUFT), Bulevardi Zogu I, pranë stacionit të Trenit, zhvillohet ceremonia e nisjes së vitit akademik dhe do të shpallet marrëveshja me Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale të Italisë me EUFT.
  • Hipotekat, Qirjako: I mbyllim brenda dhjetorit Tiranë, 31 tetori 2011, NOA - Pas dorëzimit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të 124 dosjeve për objektet, që morën lejen e shfrytëzimit nga Bashkia e Tiranës, mund të nisë menjëherë procesi i regjistrimit.
  • Vidhnin banesat, arrestohen të rinjtë Durrës, 31 tetor 2011, NOA - Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë bënë të mundur kapjen në flagrancës disa personave, në kryerje e sipër të vjedhjes së një banese.
  • Prifti: Për videon të merret ekspertiza e BE-së Tiranë, 31 tetor 2011, NOA - Pas vendimit të 3 ekspertëve shqiptarë për ta cilësuar jo origjinale videon mes ish-kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, ka reaguar vetë Prifti.
  • Tiranë, treni përplas automjetin Tiranë, 31 tetor 2011, NOA – Një tren i linjës Tiranë-Durrës ka përplasur një makinë tip Ford me targa AA 320 AB. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet mesditën e sotme, në rrugën “Jordan Misja”, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.
  • Mbyllet censusi, INSTAT: Do të ketë verifikime Tiranë, 31 tetor 2011, NOA – Përfundon sot procesi i regjistrimit të popullisë dhe banesave në vendin tonë. I pari ky, që pas atij të bërë në vitin 2001, por më i ploti që prej kohës së regjimit komunist.
  • Mazhoranca, dy oferta të reja për të majtën Tiranë, 31 tetor 2011, NOA - Kuvendi ka rikthyer për t`u shqyrtuar për herë të dytë në komisionet parlamentare ligjet që kërkojnë 3/5 e votave. Kjo si një ofertë tjetër për t`i dhënë mundësi përsëri opozitës të sjellë propozime për këto ligje, për të çuar kështu përpara procesin e zbatimit të 12 rekomandimeve
  • Berisha shpërthen ndaj Topit e Ramës: Doni vota nga plehu Tiranë, 31 tetor 2011, NOA/Update – Thuajse e gjithë fjala e kryeministrit Berisha sot në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat ishte një mesazh i hapur ndaj Presidentit të vendit, Bamir Topi, por edhe ndaj kryesocialistit Rama.
  • Ja konkluzionet e akt-ekspertimit të videos Meta-Prifti Tiranë, 31 tetor 2011 NOA/ Albana Qehajaj – Në objektin e ekspertimit provë materiale; “Orë” nuk u gjet asnjë gjurmë e bisedës Meta-Prifti, por u gjet një material tjetër audio si dhe një seri imazhesh që mbushin memorien e saj.
  • Jean-Claude Trichet: Një Euro pa bashkim fiskal, nuk ka qenë gabim Paris, 31 tetor, NOA – Janë të shumtë, ata të cilët kanë luajtur një rol qendror në dramat financiare të Europës gjatë viteve të fundit. Një fakt të tillë e ka pohuar vetë shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet, gjatë një interviste për “BBC”, ku ka kritikuar ata të cilët kanë bërë
  • Censusi, Berisha kundër Topit: Kishte frikën e pasurisë Tiranë, 31 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Kryeministri Berisha në mbledhjen e përjavshme me deputetët demokratë e ka cilësuar si të suksesshëm rregjistrimin e popullsisë dhe banesave në Shqipëri( i njohur si census).
  • OSBE: Kthimi i ligjit të mbetjeve, e drejtë kushtetuese Bushat, 31 tetor 2011, NOA – Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth tha sot se, kthimi i ligjit për mbetjet urbane është një e drejtë kushtetuese e Presidentit të Republikës.
  • Rama: Kemi gati instrumentet për fitoren e ardhshme Tiranë, 31 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Kryetari i PS, Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit kuvendor socialist ka prezantuar dy dokumentat, të cilat pritet t’i çohen për votim Asamblesë Kombëtare si edhe Kongresit Zgjedhor të 5 Nëntorit.
  • Vodhën kabllot, në kërkim drejtori i Ujësjellësit në Patos Patos, 31 tetor 2011, NOA – Të paktën 8 persona mes të cilëve dhe drejtori i Ujësjellit të Patosit rezultojnë të përfshirë në vjedhjen e kabllos në fshatin Varibop të Fierit.
  • Grabisin banesën dhe vrasin të moshuarën, tre në pranga Bilisht, 31 tetor 2011, NOA – Një grua ka mbetur e vrarë pas grabitjes që i kanë bërë banesës së saj tre të rinj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bilisht të Korçës.
  • Topi, betejë me PD për elektorat Nga Agim Baçi Presidenti Topi ka vendosur përfundimisht të mos fshehë betejën me maxhorancën dhe të zbresë debatin edhe me institucione. Pas pohimeve publike nga njerëz pranë tij, se po ndërtohet një parti që do të synojë elektoratin e djathtë, Topi vendosi ta sfidojë ndarjen mes tij dhe PD-së përmes
  • Të metat thelbësore të censusit Nga Mentor Nazarko Tani që pjesa e kontaktit me popullsinë në procesin e censusit mbaroi, mund të thuhen disa përfundime. Që në krye të herës duhet thënë se ky është censusi i parë i popullsisë dhe i banesave realizuar prej vitit 1938.
  • Ekspertët: Videoja Meta-Prifti nuk është origjinale Tiranë, 31 tetor 2011, NOA – Ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë për të investiguar cilësinë e video-përgjimit Meta-Prifti, kanë dëshmuar sot në gjykatë në lidhje me verifikimet që kanë bërë për videon ku janë regjistruar dy zyrtarët e lartë.
  • Mungon avokati, shtyhet seanca për Gërdecin Tiranë, 31 tetor 2011, NOA – Leximi i pretencës për 29 të akuzuarit për tragjedinë e Gërdecit është shtyrë sërish. Mungesa e avokatit të akuzuar Mihal Delijorgji ka bërë që trupa gjykuese të marrë vendimin për leximin e pjesës së mbetur të pretencës në një tjetër datë.
  • Raporti: 11.2% e të burgosurve në Itali, janë shqiptarë Romë, 31 tetor, NOA - Në total, nga 67.428 të burgosur në burgjet italiane, 11.2 përqind e tyre janë emigrantë nga Shqipëria. Kjo është shifra që citon një raport i fundit për situatën e burgjeve në vendet fqinj, ku vendin e parë nga të huajt, e zënë marokenët, me nivelin prej 20.
  • Grabitën tavolinat, në pranga dy persona Tiranë, 31 tetor 2011, NOA – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për grabitjen e disa pajisjeve për lokale. Artur Hekuran Ago, 34 vjeç dhe Robert Sulejman Jaupllari, 57 vjeç, lindur e banues në Tiranë, janë arrestuar dje nga policia e Tiranës, rreth orës 23.
  • Lidhjet personale që kryejnë punë Nga Christopher Hill Vizitat shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të liderëve të huaj shpesh bartin në vete një aromë të politikave të brendshme amerikane.
  • E rrallë, tigri luan me vogëlushen (Foto) SHBA, 31 tetor 2011, NOA – Pamjet e një tigri që i afrohet një fëmije dhe kërkon të luajë me të po bëjnë xhiron e botës. Fotot janë marrë në një kopsht zoologjik ku ndodhen disa lloje të tigrave të Bengalit.
  • Plevneliev fiton zgjedhjet në Bullgari, akuza për manipulim Sofje, (Bullgari), 31 tetor 2011, NOA - Prej balotazhit për postin e presidentit në Bullgari ka dalë fitues sipas përllogaritjeve kandidati i partisë qeveritare të djathtë GERB, Rossen Plevneliev.
  • Veshjet më të çuditshme në Halloween (Foto) SHBA, 31 tetor 2011, NOA – Edhe njerëzit e artit kanë zgjedhur të bëjnë pak të “çmendurin” për festën e Halloween. Mes shumë aktorëve, këngëtarëve dhe njerëzve të spektaklit, dy prej çifteve kanë bërë më shumë bujë.
  • Grabiti 100 mijë lekë, arrestohet 53-vjeçari Elbasan, 31 tetor 2011, NOA – Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi akuzohet për grabitjen e një sasi të konsiderueshme parash në një banesë.
  • Dilema e G-20. A do të mbijetojë eurozona? Francë, 31 tetor 2011 NOA - Në Kanë, zona elitare në bregun e kaltër të Francës, Cote d´Azur, më 3 dhe 4 nëntor takohen kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 20 vendeve më të rëndësishme industriale dhe atyre në ekspansion industrial.
  • Na duhen ende heronjtë Nga Gani Qarri Jeta e popullit shqiptar dhe rrezikimi i trojeve të tij vazhdon të përcillet me sfida dhe të papritura, siç ndodhë sot edhe me veriun e Kosovës.
  • “Një komb një gjuhë”, të flasësh shqip në Shtudgard Shtudgard, (Gjermani) 31 tetor 2011, NOA/ Nga Asllan Dibrani- Pushimet verore mbaruan për mërgimtarët, punëtorët, nxënësit, mësimdhënësit që ishin në atdhe për t`i takuar të dashurit e tyre dhe sikur kjo kohë pushimi ju iku akoma pa filluar mirë çmallja.
  • Skajshmëri Nga Edmond Tupja Para disa muajsh, rubrika ime e zakonshme e së dielës mbante titullin “Përsiatje për plehrat”, por e kisha harruar fare këtë temë sociale shqetësuese për Tiranën dhe, po të mos kisha takuar pardje një zotëri, as do të më shkonte mendja ta trajtoja përsëri.
  • Mbyllet sot procesi i regjistrimit të popullsisë Tiranë, 31 tetor 2011, NOA - Pritet që sot Instituti i Statistikave (INSTAT) të deklarojë zyrtarisht mbylljen e regjistrimit të popullsisë dhe banesave në Shqipëri.
  • Gjyqi ndaj atentatorit të ambasadës së SHBA, avokati: Ka probleme mendore Bosnjë, 31 tetor 2011, NOA - Avokati, Senad Dupovac, njoftoi që 23 vjeçari Mevlid Jashareviç ka deklaruar se nuk ka pasur bashkëpunëtorë për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Sarajevë, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.
  • Pasqyra e shtypit, 31 tetor 2011 Tiranë, 31 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 31 tetor 2011. E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “7 të preferuarat e kryeministrit”, i cili flet për firmat e biznesit, që sipas gazetës kanë
  • Shtyhet sesioni në gjykimin e Mubarakut Egjipt, 31 tetor 2011, NOA - Sesioni i radhës në gjykimin e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, është shtyrë deri më 28 dhjetor pas vendimit të gjykatës për të ndërruar gjykatësin e rastit.