Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti: 11.2% e të burgosurve në Itali, janë shqiptarë
English

Raporti: 11.2% e të burgosurve në Itali, janë shqiptarë

Romë, 31 tetor, NOA - Në total, nga 67.428 të burgosur në burgjet italiane, 11.2 përqind e tyre janë emigrantë nga Shqipëria. Kjo është shifra që citon një raport i fundit për situatën e burgjeve në vendet fqinj, ku vendin e parë nga të huajt, e zënë marokenët, me nivelin prej 20.2%. Analiza e statistikave tregon se nëse shqiptarët zënë vendin e dytë në kategorinë e të huajve që jetojnë dhe punojnë në Itali, sa i përket dënimeve dhe vuajtjes në mjediset e burgimit, zënë vendin e katërt.

Kjo pasi, ata i pararendin emigrantët nga Rumania që i kanë populluar burgjet italiane në një nivel prej 14.8% dhe ata nga Tunizia me praninë e tyre në burgje prej 13.1%.

Në total, në Itali, numërohen 37.298 të huaj që vuajnë dënimin nëpër burgje. Në 30 qershor 2011, grupmosha më e përfaqësuar e tyre ishte mes të 30 dhe 35 vjeçëve, ndjekur nga ata mes 35 dhe 39 vjeç.

Mbipopullimet

Sipas një raporti të fundit të Eurostat, edhe Italia ashtu si Greqia, përballet me problemin e mbipopullimit të burgjeve. Kështu, thuhet se sistemi i burgjeve në këto dy vende gjendet në vështirësi të mbipopullimit dhe atyre financiare. Pulia është rajoni më i mbipopulluar (183%), me të burgosur, me një indeks të mbipopullimit prej 183% (11 institucione, një kapacitet prej 2.458 vendesh dhe një popullsi të burgosur që arrin në një lartësi prej 4486). Ndërsa Trentino dhe Alto Adige janë vende më pak në dispozicion.

Burgu më i mbipopulluar absolut është Lamezia Terme, indeksi i grumbullimit i të cilit arrin shifrën prej 303%, ku të ballafaquar me një kapacitet prej 30 vendesh, janë 91 të burgosur, duke përfshirë edhe 39 të huaj. Pas rajonit të Pulias, renditet ai i Emilia Romagnas me 171% nivel të mbipopullimit: konkretisht ekzistojnë 13 burgje, 2394 vende dhe 4089 të burgosur.

Më tej raporti i Eurostat, tregon sesi shkalla e mbipopullimit të burgjeve në Itali është 148,2% dhe përfaqëson kështu një rekord absolut në Evropë, i cili tejkalohet vetëm nga Serbia (157,9%). Kurse ë Francë kjo normë është 123,3%; në Gjermani 92%; 141% në Spanjë, në Mbretërinë e Bashkuar 98,6%; ndërsa mesatarja evropiane është 98,4%.

n.e/NOA

KOMENTE