Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi, betejë me PD për elektorat
English

Topi, betejë me PD për elektorat

Nga Agim Baçi Presidenti Topi ka vendosur përfundimisht të mos fshehë betejën me maxhorancën dhe të zbresë debatin edhe me institucione. Pas pohimeve publike nga njerëz pranë tij, se po ndërtohet një parti që do të synojë elektoratin e djathtë, Topi vendosi ta sfidojë ndarjen mes tij dhe PD-së përmes dy lëvizjeve të tij- kandidimit të Sali Shehut në krye të KLSH-së dhe dekorimin e Pjetër Arbnorit “Nderi i Kombit”. Të dy lëvizjet afërmendsh duken qartazi me synimin që njëra të rrëzohet në Kuvend dhe tjetra të bojkotohej nga PD, duke tentuar kështu krijimin e një hendeku jo më mes tij dhe PD-së, por mes një grupi të njohur si mbështetës të PD-së dhe përfaqësuesve të sotëm të maxhorancës. Kjo lojë politike, edhe pse kaq e qartë, nuk duhet marrë assesi lehtë nga PD, duke pasur parasysh këtu edhe rezultatet e dy zgjedhjeve të fundit, ku maxhoranca dhe opozita janë ndarë në fije të perit. Ose thënë më saktë, që PD ka arritur të mbajë maxhorancën për shkak të politikës naive të Ramës me aleatët dhe aftësisë së kreut të maxhorancës për të mbledhur pas koalicionit qeverisës çdo votë të shpërdoruar nga rivalët e tij politikë. Mirëpo futja në një skenë politike nga kreu i shtetit, i cili duhet pranuar se i ka dhënë fund të qenët mbi palët, duket se rëndon direkt mbi të ardhmen e maxhorancës. Për këtë mjafton të shohësh heshtjen (për të mos thënë duartrokitjen) e z. Rama, i cili nuk bëri asnjë deklaratë lidhur me kreun e KLSH-së, që më së paku në të gjitha këto vite është përfolur si një e drejtë që i takon opozitës. Por duket se, tashmë Rama, i fokusuar vetëm në editoriale dhe shkrime kujtimesh, i ka varur shpresat te një zënkë mes përfaqësuesve të PD-së, duke mbështetur këtë herë në mënyrë të hapur përpjekjet e Topit për të krijuar një parti që do të synojë të zemëruarit mes demokratëve, të pakënaqurit, e sidomos ata që mund të jenë ndier të përjashtuar gjatë 6 viteve në pushtet të maxhorancës. Ndërkaq, duhet pranuar se çdo përplasje rëndon mbi maxhorancën, e cila është votuar për të gjetur zgjidhje dhe, pavarësisht gjetjes së bllokuesve të situatave politike apo legjislative, rëndesat janë mbi shumicën. Kjo mbetet edhe arsyeja se përse Berisha nuk i fshehu kritikat dhe etiketimet ndaj Topit, duke firmosur kështu edhe ndarjen finale të politikave mes tij dhe ish-zëvendësit në PD. Në fakt, Berisha përmes sulmit ndaj Topit bëri të qartë se do të ndëshkonte çdo mbështetës të tij në rrethe. Por gjithsesi, kreu i shtetit, edhe pse në një çudi politike (për shkak se i kishte të gjitha gjasat të ishte një majë politike si ish- nënkryetar i një partie të madhe e s’kish pse të rifillonte me parti që s’do arrijnë të hyjnë as në Kuvend) ka vendosur të rikthehet në politikë, jo për të ndërtuar një parti fituese, por për të rrëzuar ish-partinë e tij nga pushteti. Po cilët janë aleatët e Topit? Publikisht, përveç Edi Ramës që e mbështet hapur këtë përpjekje të kreut të shtetit për ndarjen e elektoratit të djathtë, Topi do të shfrytëzojë edhe për një vit privilegjet që i jep posti i kreut të shtetit, përmes emërimeve në Drejtësi dhe dekorimeve të ndryshme (siç ka bërë në javët e fundit). Ndërsa në politikën e padukshme ai prej kohësh ka rrethuar në qark të pakënaqurit e PD-së për t’i joshur duke mos fshehur më as takimet publike me ta. Dhe për këtë ka nisur dhe një tur takimesh, duke zyrtarizuar divorcin politik me PD-në. E jo më kot e nisi nga Shkodra, duke fokusuar kështu edhe personat te të cilët tenton të mbështesë pakënaqësinë ndaj PD-së. Kjo lojë me demokratët në rrethe ia kalon përgjegjësinë e përfaqësuesve të PD-së, të cilët tashmë nuk duhet e nuk mund të injorojnë asnjë kontestim brenda forumeve- kontestime që mund të kenë ardhur prej sjelljeve arrogante të disa përfaqësuesve në drejtori apo qarqe të ndryshme. Përndryshe, çdo injorim do të thotë votë e munguar. Aq më shumë që çdo parti, pas tetë vitesh në pushtet, ka gjithnjë vend për kritika. …E gjithsesi, një parti e re që kërkon elektorat të djathtë, por që për shkak të situatës politike më shumë mund t’i shërbejë së majtës, po del në horizont. Tashmë beteja është e hapur dhe u mbetet palëve të bëjnë zgjedhjen, sepse dy vjet politikë nuk janë as pak e as shumë për të matur forcat. Gazeta "Panorama"

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi12:37 - 31 Tetor 2011
    Guri qe s'ka gjetur vendin qe i takon, do levize.Populli