Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhën kabllot, në kërkim drejtori i Ujësjellësit në Patos
English

Vodhën kabllot, në kërkim drejtori i Ujësjellësit në Patos

Patos, 31 tetor 2011, NOA – Të paktën 8 persona mes të cilëve dhe drejtori i Ujësjellit të Patosit rezultojnë të përfshirë në vjedhjen e kabllos në fshatin Varibop të Fierit. Vjedhja e telave të bakrit ka bërë që të mos funksionojë stacioni i pompave të ujit në qytetin e Patosit. Policia ka sqaruar se Baftjar Rrapi Gropa, 44 vjeç, banues ne fshatin Dukas te rrethit Fier, me pune Drejtor i Ujësjellësit Patos. Ai akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë që në polici janë shoqëruar dhe punonjës të tjerë të këtij sektori. Kështu është shoqëruar Sajmir Xhezmi Yzeiri, 34 vjeç, banues ne fshatin Kreshpan të Fierit, me punë pompist, Ajet Qani Yzeiri, 40 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, me pune Pompist, Kujtim Arap Shahaj, 44 vjeç, banues në fshatin Cakran, me detyrë elektricist. Veç punonjësve të Ujësjellësit janë shoqëruar në polici dhe banorë të fshatit që kanë marrë pjesë në veprën penale. Kështu Ardian Myftar Myftaraj, 42 vjeç, banues ne fshatin Dukas te rrethit Fier, për veprën penale “Përvetësim i mallrave te vjedhur”. Në gjendje të lirë do të ndiqen; -Agron Sami Mecaj, 49 vjeç, Pëllumb Nazeraj, 59 vjeç, Nuri Velaj, 49 vjeç. Sipas policisë këta persona në mënyrë të përsëritur kanë bërë vjedhje e telave dhe më pas i shisnin për skrap. sa.k/NOA

KOMENTE