Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Qytetarët do kenë 24 orë ujë, po investohen 350 milion euro
English

Berisha: Qytetarët do kenë 24 orë ujë, po investohen 350 milion euro

Tiranë, 1 nëntor 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha në fjalën e mbajtur pak më parë në konferencën e shoqatës së ujësjellës- kanalizimeve, tha se qeveria do ta ketë pasurinë ujore një nga prioritete më madhore të saj.

Më tej ai tha se janë bërë përpjekje serioze për tu përballur në problemin kompleks të ujërave, duke shprehur mirënjohjen për qeverinë gjermane, austriake, Bankën Botërore etj., për ndihmën e rëndësishme që kanë dhënë gjatë 20 viteve në fushën e furnizimit me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza.

Ai tha se falë mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë dhe buxhetit të shtetit, 98% e familjeve shqiptare marrin ujë të rrjedhshëm duke garantuar se së shpejti çdo familje do të ketë furnizim me ujë të rrjedhshëm 24 orë.

“Ne do punojmë me vendosmëri në këtë fushë, po bëjmë gjithçka që në liqenet dhe detet tanë të mos derdhet asnjë pikë ujë i papastruar dhe për këtë janë parashikuar 350 milion euro investime. Impianti i parë i ujërave të zeza u bë në 2005, i dyti në Pogradec dhe sot janë 14 të tjera që po ndërtohen në gjithë Shqipërinë dhe së shpejti detrat dhe liqenet tanë do të jenë më të pastrat në rajon dhe më gjerë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Kryeministri Berisha garantoi se Shqipëria ka të gjitha potencialet dhe mundësitë që të jetë ndër të parat vende e bazuar tërësisht në një Shqipëri jeshile, një Shqipëri e cila do të ketë një nga mjediset më të pastra më të zhvilluara, më të freskëta dhe potencialet e saj të energjisë së rinovueshme i japin këtij vendi mundësinë të promovojë energjinë e rinovueshme.

Në përfundim Kryeministri përmendi si një projekt tjetër të madh me një vlerë të jashtëzakonshme projektin e krijimit në këtë vend të pyjeve me drurë frutorë, duke ftuar të gjithë qytetarët që të mbjellin ullinj, arrë, mollë dhe lajthi duke kërkuar nga qytetarët që të kthehet Shqipëria një nga kopshtet më të mëdha dhe të bukura në Europë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Ylber Zenuni14:53 - 03 Nëntor 2011
    20 vjete demokraci akoma qenkeni tek uji po tek buka kur do shkoni apo te rojne refugjatet