Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dell: Politika kosovare e papërgjegjshme
English

Dell: Politika kosovare e papërgjegjshme

Prishtinë, 1 nëntor 2011, NOA - “Kosova historikisht kalon nga një krizë në tjetrën. Kjo është bërë stil i qeverisjes”, ka thënë ambasadori amerikan Dell, teksa ka shpërthyer, duke e vlerësuar politikën kosovare si të papërgjegjshme. Përfaqësuesi ndërkombëtar, Pieter Feith, ka rrëfyer për momentet kur kryeministri Thaçi nuk e ka dëgjuar, ndërsa zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes, ka folur për dështimet e misionit të BE-së. Tre përfaqësues të lartë ndërkombëtarë në Kosovë të hënën u kanë bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së që ta njohin pavarësinë, njofton Koha Ditore. Të tre ndërkombëtarët, që janë ndër më të rëndësishmit në shtetin e ri, nuk kanë hezituar që në një takim me përfaqësues nga pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë, të jenë të sinqertë. Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith, dhe zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparks, janë rrëfyer gjerë e gjatë për problemet e Kosovës. Në takimin e organizuar nga British Council, Dell ka thënë pikërisht bashkësia ndërkombëtare ka qenë ajo që e ka bërë politikën kosovare të papërgjegjshme. “Kosova është një test dhe do të mbetet test ku do të dëshmohet nëse Bashkimi Evropian është në gjendje të krijojë një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. Bashkimi Evropian në UNMIK, në kuadër të shtyllës së katërt, nuk ishte i suksesshëm”, ka thënë Dell, transmeton telegrafi. “Pa dashje bashkësia ndërkombëtare në disa raste ka qenë si në epokën e Miloshevicit në raport me kosovarët. Kjo ka ndodhur duke ua dhënë kosovarëve një dukje joreale të qeverisjes së tyre. Po flas këtu për dështimet e UNMIK-ut në krijimin e institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse. Ato institucione u krijuan, por PSSP-ja ka mbajtur të gjitha përgjegjësitë në duart e veta. Kjo ka zhvilluar papërgjegjësinë te klasa politike kosovare”, ka thënë Dell. a.q/NOA

KOMENTE