Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama zbulon kopertinën e “Kurbanit”, qengj, thikë dhe gjak
English

Edi Rama zbulon kopertinën e “Kurbanit”, qengj, thikë dhe gjak

Tiranë, 1 Nëntor 2011 NOA – Edi Rama ka zbuluar sonte kopertinën e librit të tij “Kurban” i cili pritet të dalë në treg më 10 nëntor 2011. në qendër të kopertinës gjendet një qengj dhe titulli “Kurban” i librit, kurse në pjesën e pasme të kopertinës, një thikë me bisht druri dhe pika gjaku.

Po sonte, zbardhen edhe disa faqe të tjera të “Kurbanit” të Edi Ramës. Në to autori ndalet te greva e minatorëve ku flet për ngujimin që u përball me heshtjen e autoriteteve shtetërore.

Pak ditë më parë, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama publikoi një pjesë të parë të librit të tij “Kurban” i cili pritet të dalë në treg më 10 nëntor. Faqet e para të librit z.Rama i publiko ashtu si sonte, në faqen e tij të internetit (edirama.al). Në kopertinën e librit, shkruhet: “Për Tiranën me sytë e protagonistëve të 11 viteve të historisë së saj; për Shqipërinë siç është dhe Shqipërinë siç mund të jetë; Për aktorë të jetës politike dhe publike siç nuk i kemi parë asnjëherë më parë; dhe për vetveten siç nuk e kemi dëgjuar”. Botuesja e librit, Arlinda Dudaj duke folur për librin me mbi 400 faqe, pohon se z.Rama i jep përgjigje shumë pyetjeve mbi çështje që ka heshtur, ndaj mes rreshtash përmend emra. Siç tregon botuesja, Rama është frymëzuar për titullin e librit “Kurban” pikërisht nga kurbani që u bë ditën kur Lulzim Basha hyri zyrtarisht ne Bashkinë e Tiranës. Nga ana tjetër për Dudajn, libri do të duhet të vlerësohet edhe për gjuhën e rrëfimit.

“Kurban”, NOA nxorri faqet e para që bëri publike z.Rama

KOMENTE