Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Rama, njeriu i taksave rekord po shmang përgjegjësitë e opozitës
English

PD: Rama, njeriu i taksave rekord po shmang përgjegjësitë e opozitës

Tiranë, 1 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Albana Mustafaraj reagoi pak më parë lidhur me deklaratën e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, pas Asamblesë Kombëtare të selisë rozë.

Në fjalën e saj zëdhënësja e bluve u shpreh se Rama foli për rritjen ekonomike por shtoi se si kryebashkiak për vite me radhë nuk bëri asgjë për rritjen ekonomike përveçse rriti taksat në nivel rekord. “Ai foli sërish me një ton të ri por ishin sulmet e vjetra dhe të lodhura. Ajo që pamë ishte pothuajse e njëjta gjë, duke iu shmangur asaj që presin qytetarët se pse po mban peng integrimin, ai sërish shmangu se çfarë mund të bëjë opozita për të ndihmuar në rritjen ekonomike. Rama foli për mosmarrëveshjet por nuk dha asnjë përgjigje të veçantë se pse po i bllokon ligjet me 3/5 apo 16 ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament”, u shpreh Mustafaraj.

Sipas saj, qytetarët duan të dinë se pse Edi Rama po vijon të bllokojë ligjet për integrimin.

a.y/NOA

KOMENTE