Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pretenca për Gërdecin: 3 të akuzuar, burg përjetë
English

Pretenca për Gërdecin: 3 të akuzuar, burg përjetë

Tiranë, 1 nëntor 2011, NOA- Shpërthimi i Gërdecit i ndodhur më 15 mars të vitit 2008, pas më shumë se tre vitesh po merr formë, ndërsa u zbardhën edhe vitet e burgimit të kërkuara për 29 të pandehurit e këtij procesi.

E regjistruar si dosje në gjykatën e Tiranës në 11 qershor të vitit 2009, vetëm sot Prokuroria e Tiranës dha pretencën për të pandehurit e çështjes “Gërdeci”, ku 3 prej tyre pritet të qëndrojnë përjetë në burg.

Pas zbardhjes së 500 faqeve nëpërmjet të cilave u argumentuan dënimet e të pandehurve, dënimin më të rëndë me qëndrimin përjetë në burg e morën tre të akuzuarit kryesor, ku u kërkua burg përjetë për pronarin e kompanisë “Albademil” Mihal Delijorgji, 10 vite përjashtim nga funksionet publike dhe shtetërore si dhe përjashtim për 20 vite nga aktiviteti i biznesit, ndërkohë që është kërkuar edhe një gjobë prej 75 milionë lekësh për kompaninë “Albdemil” në pronësi të tij.

Për Ylli Pinarin ish-drejtorin e ndërmarrjes “Meico” prokurorët kërkuan masën e burgut të përjetshëm dhe një gjobë prej 2 milion lekësh si dhe përjashtim nga e drejta për të ushtruar funksione shtetërore dhe publike.

Ndërsa për Dritan Minxhollin, administratorin e kompanisë së demontimit në fabrikën në Gërdec u kërkua masa e dënimit me burg përjetë, ndërsa që të tre akuzohen për veprën penale të vrasjes.

Ishin prokurorët Petrit Bica, Genci Qano, Marjeta Zaimi dhe Altin Dumani ata që kërkuan dënimet nën akuzën e shfrytëzimit të postit të detyrës edhe për ish-funksionarë të lartë shteti.

Prokurorët kërkuan gjithashtu masën e dënimit me 8 vite burg për ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha si dhe 23 vite burg për Sokol Ngjeçin.

Për të akuzuarit e tjerë u kërkua: Për Shkelzen Madanin, 8 vite burg, Shpëtim Spahiu, 8 vite burg, Dashnor Caushi, 8 vjet burg, Ardian Mullai 7 vite burg, Zija Baja 6 vite burg, Agim Lala, 4 vite burg, Fari Toska 4 vite burg, Jorgo Mino 4 vite burg, Zenun Ferro 4 vite e 6 muaj burg, Hilmi Lacaj 4 vjet burg, Agim Babameto 4 vite burg, Denis Hajdari 3 vit e 6 muaj, Fatbardh Kuqi 3 vjet e 6 muaj, Ndue Marku 3 vite burg, Besnik Dauti 3 vite burg, Fiqiret Mato 2 vite burg, Adriatik Mema 1 vit burg dhe për Lavdi Shatron është tërhequr akuza.

Pas konkluzioneve të Prokurorisë, pritet të dëgjohen pretendimet e palës mbrojtëse dhe me pas Gjykata e Tiranës do të shpallë vendimin e saj, ndërsa në seancën e sotme asnjëri nga 3 të akuzuarit për të cilët u kërkua burgim i përjetshëm nuk ishte në sallën e gjyqit.

a.y/NOA

Në foto: Të pandehurit, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholli

KOMENTE
  • Enea Tashi10:17 - 02 Nëntor 2011
    qekan kput me nga 1-8 vjet burg... rrasini mrena mos ta shofin me driten e diellit.
  • Aurel Sulejmani00:38 - 02 Nëntor 2011
    keta duhen denuar me burk te perjetshem te gjithe