Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, ndahen 660 mijë euro përkrahje për organizatat buxhetore
English

Kosovë, ndahen 660 mijë euro përkrahje për organizatat buxhetore

Prishtinë, 2 nëntor 2011, NOA- Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës u miratua projektligji për Bujqësinë Organike, i cili ka për qëllim krijimin e bazës për zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit organik si dhe sigurimin për funksionimin efikas të tregut.

Në këtë mbledhje u miratua edhe propozim vendimi për Ndalimin e Eksploatimit të Inerteve nga Lumenjtë e Kosovës, pasi shfrytëzimi dhe eksploatimi i pakontrolluar i rërës, ka shkaktuar degradim

Shenja e nacionalitetit për mjetet ajrore të Republikës së Kosovës do të jetë Z6, pas miratimit të bërë sot nga propozim vendimi për një gjë të tillë.

Po ashtu, sot u miratua edhe vendimi për shpronësimin shtesë të pronave në zonat kadastrale Mazgit dhe Llazarevë, në trasenë e rrugës N2 dhe te rreth-rrotullimi i cili ndërlidh rrugën N2 dhe N9, si dhe propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë, nr. 11/43, të datës 19.10.2011.

Në këtë mbledhje është marrë vendimi për emërimin e Kryeshefit Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Në bazë të rezultateve të konkursit dhe sipas rekomandimeve të panelit intervistues, për kryeshef të kësaj agjencie është emëruar Edona Hajrullahu.

Qeveria po ashtu miratoi vendimin për rialokimin e mjeteve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, si dhe ndau 660 mijë euro përkrahje për këto organizata buxhetore: 160 mijë euro për Komunën e Pejës, 200 mijë euro për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për ngrohtoren e Gjakovës, 200 mijë euro iu nda komunë së Klinës, si dhe 100 mijë euro për komunën e Ranillugut.

Po ashtu, në mbledhje Qeveria ndau edhe 40 mijë euro për rivarrimin dhe ngritjen e lapidarit të luftëtarit të njohur, Hysen Tërpeza nga Tërpeza e Vitisë.

a.y/NOA

KOMENTE