Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Thellojmë bashkëpunimin me Kinën
English

Topalli: Thellojmë bashkëpunimin me Kinën

Tiranë, 2 nëntor 2011, NOA - Në përfundim të mandatit të tij në Shqipëri, ambasadori Junling u prit në takim nga Kryetarja së Kuvendit, Jozefina Topalli.

një bisedë miqësore, Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht ndërparlamentar mes dy vendeve dhe nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik me Kinën, vend me një potencial të fuqishëm në ekonominë botërore.

Ambasadori Junling, shprehu interesin e Kinës për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë, duke theksuar se:

“Jam optimist në rritjen e bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe në të gjitha fushat në një epokë të re. Kina e ka listuar Shqipërinë një destinacion turistik dhe kjo është diçka e një rëndësie shumë të veçantë në perspektivën ekonomiko-tregëtare mes dy vendeve.”

Kryetarja e Kuvendit, duke u ndalur në karakterin ekonomik të diplomacisë parlamentare, theksoi se shkëmbimet e vizitave të komisioneve si ai i ekonomisë apo i bujqësisë që vizituan së fundimi Shqipërinë do të ndikojnë ndjeshëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

“Gjatë këtyre viteve në politikë, tha ajo, kam kuptuar se raportet njerëzore janë thelbi i raporteve mes vendeve. Unë besoj sinqerisht në rëndësinë e këtyre raporteve, në rëndësinë e shkëmbimeve të vizitave mes dy vendeve tona”, tha Topalli.

Biseda u fokusua edhe në thellimin e bashkëpunimin arsimor. Fakti që janë rreth 150 studentë shqiptarë që mësojnë gjuhën kineze në Universitetin e Tiranës u vlerësua si një bazë shumë e mirë në të ardhmen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

a.q/NOA

KOMENTE