English

Uji, Mediu: Prioritet edhe basenet ujëmbledhëse

Tiranë, 2 nëntor 2011, NOA – Në ditën kombëtare të ujit ministri i mjedisit, Fatmir Mediu ka deklaruar se qeveria po zbaton strategji për menaxhimin si duhet të ekonomisë ujore.

“Furnizimi me ujë i banorëve dhe mbrojtja e cilësisë së ujërave përbën një drejtim të rëndësishëm të punës edhe në Programin e Qeverisë, i cili thekson rritjen e investimeve për zgjerimin dhe përmisimin e cilësisë së shërbimeve të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve me qëllim furnizimin me uje 24 ore te popullatës dhe mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet grumbullimit dhe trajtimit te ujërave të zeza në të gjithë vendin, duke i dhënë përparesi zonave Turistike Bregdetare”, tha Mediu.

Sipas tij, Nnjë rëndësi të madhe po i kushtohet hartimit të planeve të menaxhimit të baseneve ujëmbledhëse.

Plan-Menaxhimet e Baseneve Ujembledhese do t’u shërbejnë vendimarresve lokale dhe qëndrore si dokument themelor mbi bazën e të cilit do të orientohet Menaxhimi i Burimeve Ujore, në një mënyrë të qëndrueshme dhe të balancuar në zhvillimin ekonomik e social te rajonit.

a.q/NOA

KOMENTE