Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Forbes”: Obama, njeriu më i fuqishëm i planetit
English

“Forbes”: Obama, njeriu më i fuqishëm i planetit

E enjte, 3 nëntor 2011, NOA - Revista “Forbes” ka publikuar listën e njerëzve më të fuqishëm të planetit për vitin 2011, në krye të të cilës ndodhet presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ndërsa kryeministri rus Vladimir Putin është në vendin e dytë.

Obama, pas vdekjes së kreut të rrjetit terrorist Al Kaida, Osama bin Laden dhe diktatorit libian Moamer Gadafi, në listën vjetore të kësaj reviste i ka marrë vendin e parë homologu të tij kinez Hu Xhintao, i cili këtë vit ka rënë në vendin e tretë, menjëherë pas Putinit. Në vendin e katërt, renditet kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila sikurse edhe vitin e kaluar, vazhdon të jetë gruaja më e fuqishme në botë. Një vend më poshtë rangohet themeluesi i “Microsoft”-it dhe njeriu më i pasur në SHBA, Bill Gejts, ndërsa mbreti saudit Abdullah ben Aziz al Saud, është në vendin e gjashtë. Themeluesi i rrjetit shoqëror “Facebook”, Mark Zakerberg (27), është në vendin e nëntë dhe njëherësh është më i riu për nga mosha në listën e njerëzve më të fuqishëm të planetit.

a.q/NOA

KOMENTE