Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I vodhën malazezes 10 mijë euro, kapet bashkëautori
English

I vodhën malazezes 10 mijë euro, kapet bashkëautori

Shkodër, 3 nëntor 2011, NOA – Policia e Shkodrës ka arrestuar një 21 vjeçar, i cili mësohet të jetë bashkautor në grabitjen e 10 mijë eurove të një shtetaseje malazeze.

Shtetasi ka qenë person i shpallur në kërkim policor, si bashkëautor i ngjarjes së ndodhur me datë 31.10.2011, rreth orës 06.30, në fshatin Vukpalaj, të rrethit M. Madhe, kur në bashkëpunim me shtetasin Ilirjan Riza Bardhi, vjeç 20, (i arrestuar në flagrancë), i kanë vjedhur me dhunë shtetases J. M., vjeç 51, banuese në Podogoricë, Mali i Zi, një shumë prej 10.000 Euro si dhe një çantë dore me sende personale, ngjarje kjo e zbuluar dhe e dokumentuar me prova ligjore.

Gjithashtu shtetasi Kristjan Lumaj, rezulton te jetë dhe autor i vjedhjes së transformatorit të energjisë elektrike, në fshatin Bruçaj të Komunës Kastrat, rrethi M. Madhe, ngjarje kjo për të cilën, autori ishte shpallur në kërkim.

a.q/NOA

KOMENTE