English

Makina përplas nënë e bir në Kombinat, vdes 5 vjeçari

Tiranë, 3 nëntor 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Kombinatit ku një fëmijë i vogël ka gjetur vdekjen.

Shkak për këtë ka qenë një makinë e cila ka përplasur vogëlushin së bashku me nënën e tij, teksa këta të fundit kanë qenë duke kaluar rrugën.

Por pavarësisht aksidentit të rëndë drejtuesi i mjetit nuk e ka ulur shpejtësinë, por ka vijuar të ecë duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që mbi asfalt dergjej i pajetë trupi i 5-vjeçarit dhe rënkonte nga plagët dhe nga humbja e të birit, nëna fatkeqe.

Por aksidenti ka qenë fatal vetëm për vogëlushin, ndërsa nëna është dërguar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe plagëve të marra.

Nga ana e tyre uniformave blu kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

a.y/NOA

KOMENTE