English

Ndërhynin tek makineritë “e fatit”, pranga dy personave

Tiranë, 3 nëntor 2011, NOA – Operacioni policor i k oduar “Good Luck” ka çuar në sekuestrimin e një aktiviteti të paligjshëm, që merrej me montimin dhe riparimin e aparateve të lojrave të fatit.

Ky aktivitet i paligjshëm ushtrohej pa u deklaruar në organet tatimore, në një ambjent të përshtatur për prodhim lojrash fati në rrugën “Besim Imami” në Tiranë.

Sa më sipër do të ndiqen penalisht shtetasit : Bledar Viron Mitrushi, 39 vjeç dhe Adriatik Gani Fero, 37 vjeç, të dy banues në Tiranë,

Këta shtetas dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm, duke futur nëpërmjet Pikave Doganore, pajisje të aparateve të lojrave të fatit, duke ndryshuar emërtimine pajisjeve, si dhe duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike të aparateve të lojrave të fatit, me synim mos fitimin e personave që i ushtrojnë ato.

Më pas, riparonin dhe montonin këto aparate duke i tregtuar në shumën e parave që varion nga 500 deri në 600 euro, për riparimin e një aparati ndërsa për shitje të një makinerie lojra fati nga 800 euro deri më 6000 mijë euro. Ndërkohë që në total, vlera e mallrave të sekuestruara arrin në shumën e 30. 000 Euro. Nga kontrolli i ushtruar, në ambjentet e brendshme, për këtë aktivitet pronarët nuk dispononin asnjë lloj dokumentacioni.

a.q/NOA

KOMENTE