English

Arrestohet Ardian Duriçi

Bulqizë, 4 nëntor 2011, NOA- Mbrëmjen e sotme 34 vjeçari Ardian Duriçi është arrestuar në Bulqizë pas masës së dhënë nga Gjykata e Lartë.

Mësohet se Duriçi është i përfshirë në një sherr mes dy grupeve të ndodhur në 5 janar, ku një person gjeti vdekjen si pasojë e shkëmbimit të zjarrit.

Duriçi i cili ushtron aktivitetin e nxjerrjes së mineralit të kromit nga një galeri në pronësi të tij u përfshi në konflikt me armë në mes të qytetit në muajin janar me një tjetër pronar kromi, ku mbeti i vrarë një kalimtar i rastit që ndodhej në zyrën e noterisë duke marrë një shërbim personal.

a.y/NOA

KOMENTE