Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: 100 vjetori i Pavarësisë, Shqipëria me rrugë moderne
English

Berisha: 100 vjetori i Pavarësisë, Shqipëria me rrugë moderne

Tiranë, 4 nëntor 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Sali Berisha tha se një vëmendje kyçe e ekzekutivit do të jetë përmirësimi i infrastrukturës.

Ai shtoi se ndonëse janë mbajtur premtimet kryesore dhe janë zhvilluar investimet kryesore në këtë drejtim, sërish rrugë në fshatra kanë nevojë të ndërtohen përveç atyre që janë në ndërtim, por që kërkojnë jo më shumë se 1 miliardë euro investime.

“Çdo shqiptarë do vijë në Tiranë duke kursyer 60% të kohës, pasi deri më tani kemi kthyer në realitet ndërtimin e 3 tuneleve. Maxhoranca do mobilizojë të gjithë potencialet e saj për ta bërë Shqipërinë me infrastrukturën më moderne, jam i bindur se kjo është mënyra më e sigurt, për të përshpejtuar procesin e zhvillimit të këtij vendi”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se autostrada Levan-Tepelenë do jenë gati për 100 vjetorin e Pavarësisë, informon agjencia NOA.

Në të njëjtën linjë Berisha iu drejtua Ministrit të Arsimit duke thënë se nëse deri më tani interneti është vendosur në çdo shkollë, tashmë ai do të jetë në çdo klasë sepse shkolla shqiptare do të jetë shkollë dixhitale në 100 vjetorin e Pavarësisë.

Ndër të tjera shefi i maxhorancës, u ndal edhe në zhvillimin e fruti-kulturës apo projektit kombëtar të ullirit e arrorëve si dhe çdo druri frutor, ku theksoi se ky projekt ka rëndësi për pasurimin e familjeve shqiptarëve.

a.y/NOA

KOMENTE