Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Financimi i partive, KQZ cakton ekspertët
English

Financimi i partive, KQZ cakton ekspertët

Tiranë, 4 nëntor 2011, NOA - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nis procedurën për zgjedhjen e ekspertëve kontabël, të cilët do të kontrollojnë financat e partive politike. Ekspertët kontabël do të kontrollojnë fondet e përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore nga të gjitha subjektet zgjedhore. Krahas procedurave të përgjithshme të ushtrimit të profesionit, ata duhet të plotësojnë dhe disa kritere shtesë që janë: të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licencuar për jo më pak se 5 vjet, të mos kenë marrë masa disiplinore, të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit, të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse dhe të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i kontrollimit.

Financimi i partive politike, sidomos në prag zgjedhjesh mbetet një sfidë për politikën por edhe drejtësinë shqiptare. Pavarësisht, se mbetet kryefjala në çdo tryezë elektorale, deri më tani të gjitha instrumentat e provuar nuk kanë qenë të suksesshëm dhe eficientë.

a.q/NOA

KOMENTE