English

Maqedoni, tre të rinj humbin jetën

Shkup, 4 nëntor 2011, NOA- Tre të rinj kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë të komunikacionit që ka ndodhur në lindje të Maqedonisë.

Sipas njoftimeve të para të MPB-së, aksidenti ka ndodhur në fshatin Budinarci të Berovës, kur makina e tipit “Audi” me targa sllovene është përplasur me një kamion dhe më pas ka humbur drejtimin duke rënë nën rrugë dhe humnerë.

Në këtë aksident fatal kanë humbur jetën tre të rinj, të cilët ishin në makinë. Policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes, ndërsa shkaqet dhe detajet e tjera akoma nuk janë publikuar. MPB njoftoi se nesër do të japë hollësi lidhur me këtë aksident.

(INA)/NOA

KOMENTE