Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kodheli: Do t’u japim qytetarëve punë dhe liri
English

Kodheli: Do t’u japim qytetarëve punë dhe liri

Tiranë, 5 nëntor 2011, NOA – Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli prezantoi para delegatëve të kongresit të Partisë Socialiste pjesën e programit që flet për ekonominë. Pjesa më e rëndësishme e programit lidhet me vendosjen e taksave të diferencuara dhe hapjen e vendeve të reja të punës. “Ne do të krijojmë 300 mijë vende punë në 4 vite dhe ky është një premtim”, tha Kodheli.

Nga ana tjetër, ajo ka theksuar se programi i PS-së është hartuar nga ekspertët më të mirë dhe syno rritjen e ekonomisë së vendit.

“Varfëria është keqqeverisje, programi i PS-së është ambicia jonë për të ardhmen e vendit. Ata marrin 20 % taksa për çdo kafshatë bukë, ne do ta heqim taksën. Ne nuk mund të pranojmë një Shqipëri ku taksohen njëlloj, të varfrit dhe të pasurit. Për në këto taksa janë abuzim ndaj më të dobëtit. Ne do të vendosim taksim progresiv” tha Kodheli.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Muja13:03 - 05 Nëntor 2011
    z.Kodheli do te beni hatane ne shqiperi sikurse ka bere kryetari i juaj Rama Tironen. Por ketu ka nje difekt te voges qe sovrani popull nuk do te ju jepe kete lukse qe ju aq shume e deshironi dhe do ta deshironi edhe shume gjate. A kuptoni apo jo e keni kot te sorrollateni me dokrra te socio-punisteve nese kapin edhe nje here pushtetin e do te bejme hatane. Populli ku ju thirreni shume shpeshe do te dije kujt te i hedhe voten dhe kush do te qeverise vendin, socio-puniste pak e kan si te veshtire marrjen (kapjen0 e kesaj vote bile edhe per shume kohe