Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sherr me thika në një shkollë fillore
English

Sherr me thika në një shkollë fillore

Kosovë, 5 nëntor 2011, NOA – Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në një shkollë fillore në Kosovë. Nxënësit e klasës së nëntë, pas një zënke nuk kanë hezituar dhe kanë nxjerrë thikat, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA. Ngjarja ka ndodhur në shkollën e fshatit Vragoli, në Fushë Kosovë.

Nxënësit e klasës së nëntë janë përplasur me njeri-tjetrin në oborrin e shkollës “Vëllezërit Frashëri”.

Pas njoftimit policia ka shkuar në ambientet e shkollës dhe ka marrë në pyetje fëmijët për të sqaruar rrethanat. Dy prej fëmijëve janë dërguar në spital për të marrë mjekim. Ndërkohë që nuk kanë rrezik për jetë. Policia ka sekuestruar dhe një thikë që ju gjet njërit prej fëmijëve.

a.k./NOA

KOMENTE